“Kabinet i hapur për nxënësit e talentuar” në Vilën “Biljana” në Ohër

11 Shtator 2022 | Kumtesat

Njëmbëdhjetë nxënës të talentuar nga arsimi nëntëvjeçar dhe i mesëm, në fushën e informatikës midis të cilëve edhe nxënës të cilët kanë zënë vendin e parë, të dytë apo të tretë në gara ndërkombëtare në këtë fushë me mentorët e tyre, këtë fundjavë ishin pjesë e aktivitetit në Ohër, “Kabinet i hapur për nxënësit e talentuar” në bashkëpunim me Shoqatën e informaticienëve të Maqedonisë.

Nxënësit së bashku me mentorët e tyre kishin mundësi ta vizitojnë Vilën “Biljana” në Ohër, ndërsa u janë prezantuar të dhënat historike të objektit, janë informuar mbi punën dhe kompetencat e Presidentit Pendarovski, kurse i vizituan edhe hapësirat ku mbahen takimet zyrtare dhe pune.

Vizitorë kishin mundësi të takohen dhe të bisedojnë personalisht me Presidentin Pendarovski dhe bashkëshorten e tij, Elizabeta Gjorgievska.

Nxënësit, kishin dy sesione profesionale të cilat përfshinin prezantim dhe zgjidhje nga olimpiada internacionale për informatikë, si dhe punë me nxënësit e talentuar.

Pjesëmarrësit në “Kabinetin e hapur për nxënësit e talentuar” i vizituan edhe përmendoret kulturore-historike të Ohrit.

Kabineti i Presidentit në mbështetje të nxënësve të talentuar do të vazhdojë të organizojë edhe mëndej shumë aktivitete me të cilat vlerësohet dhe stimulohet mundi i tyre dhe rezultatet e arritura.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...