Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin slloven Pahor: Zhbllokimi i Maqedonisë së Veriut është parakusht për stabilitetin e rajonit

2 Korrik 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Ohër u takua me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, i cili merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Forumi i Prespës për dialog”.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë, që karakterizohen nga dialogu i hapur dhe miqësor në të gjitha nivelet.

Të dy presidentit shkëmbyen mendime mbi gjendjen aktuale lidhur me aspirimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Duke i uruar sukses me kryesimin aktual gjashtëmujor slloven me Bashkimin, Presidenti Pendarovski shprehu pritjen që kjo të sjellë lëvizje në lidhje me procesin e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull pozitiv për gjendjen e zgjidhjeve për sfidat e brendshme dhe çështjet e hapura me fqinjët dhe tha se zhbllokimi i rrugës së saj integrues është një nga parakushtet e rëndësishme për prosperitet dhe stabilitet të shtetit, por edhe të rajonit më gjerë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....