Presidenti Pendarovski realizoi bisedë telefonike me Presidentin slloven Pahor

22 Dhjetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Bohur Pahor.

Në këtë bisedë, që u realizua në ditën e fundit të mandatit të Presidentit Pahor janë riafirmuar marrëdhëniet e përkryera bilaterale pa çështje të hapura, të bazuara në miqësi tradicionale.

Presidenti Pendarovski e falënderoi Presidentin slloven për mbështetjen në 10 vitet e kaluara – gjatë dy mandateve si President i Sllovenisë mike, sidomos në drejtim të integrimeve evropiane, si për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe për të gjithë rajonin, që, siç theksoi Presidenti Pendarovski, janë lart në agjendën e politikës së jashtme sllovene.

Duke i uruar shëndet të mirë Presidentit slloven dhe sukses në angazhimet e mëtejshme, Presidenti Pendarovski shprehu pritje se miqësia personale midis dy presidentëve, kurse e cila reflektohet edhe në marrëdhënie maqedonase-sllovene, do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe tha se Presidenti Pahor do të jetë i respektuar dhe i mirëseardhur në shtetin tonë si mik i sinqertë dhe i vërtetë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...