Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në diskutimin në panel “Të rinjtë dhe ndotja e ajrit”

5 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në diskutimin në panel “Të rinjtë dhe ndotja e ajrit” që me organizim nga Shoqata e studentëve të mjekësisë u mbajt në Të rinjtë Hab – Zyra e Presidentit.

Duke folur mbi temën “Konsensusi nacional kundër ndotjes së ajrit”, Presidenti Pendarovski i prezantoi pikët kryesore të Samitit botëror të liderëve mbi ndryshimet klimatike – COP26 në Glasgou, i mbajtur në nëntor 2021, si dhe kontributet e rishqyrtuara të miratuara në ballafaqimin me pasojat e ndryshimeve klimatike.

Presidenti Pendarovski foli edhe mbi hapat e tij konkretë që pas marrjes së funksionit i ka ndërmarrë mbi këtë temë, duke përfshirë edhe ngritjen e ndotjes së ajrit në nivelin e një pyetjeje të sigurisë, vendosjen si pikë në Këshillin e Sigurimit dhe përfshirjen e kësaj teme në Strategjinë e mbrojtjes.

Sipas Presidentit Pendarovski, shumë veta janë të vetëdijshëm për problemin e ndotjes, por nuk kanë vullnet, kurse shumë veta nuk kanë financa ose kushte të tjera të bëjnë ndryshime në mënyrën e jetës.

Presidenti Pendarovski tha se në nivel global ekziston konsensus rreth vetëdijes mbi ekzistimin e ndryshimeve klimatike, por, megjithatë ekzistojnë sfida në zbatimin e masave. Mandej, sipas tij, teoritë e konspiracionit e minojnë atë vetëdije të përbashkët se ndryshimet klimatike janë diçka shumë serioze dhe se duhet ta adresojmë sa më shpejt.

Ai vuri, gjithashtu, në dukje numrin e lartë të vdekjeve si pasojë e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e ndotjes së ajrit.

“Duhet të bashkohemi ose të jemi më të zëshëm, por jo të qëndrojmë vetëm te fjalët kur të na mbarojë mandati të themi, unë nënshkrova një dokument të tillë, një dekret të tillë, një vendim të tillë, kurse në praktikë me numër të njëjtë ose mos dhëntë Zoti një numër më i madh njerëzish të ndërrojnë jetë për këto arsye”, tha Presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski u bëri thirrje të rinjve ta shfrytëzojnë entuziazmin e tyre, idetë inovuese dhe zgjidhjet kreative për ndryshime pozitive. I inkurajoi të rinjtë të jenë më të zëshëm dhe t’i parashtrojnë gjithmonë pyetjet. Ndotja e ajrit, sipas Presidenti Pendarovski është mjaft e rëndësishme dhe lidhet me shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe prandaj nuk duhet të lënë mënjanë, por duhet të zgjidhet së bashku me problemet e tjera.

Në këtë diskutim në panel, ku mori pjesë edhe bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, mbajtën fjalim ministri i shëndetësisë, Bekim Sali, si dhe Xhulian Vasalo, zëvendësshef i Delegacionit të BE-së.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit