Presidenti Pendarovski në Forumin paqësor të Parisit: Dalja nga kriza globale për Ballkanin Perëndimor është integrimi i shpejtë në BE

11 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në suazat e pjesëmarrjes së tij në edicionin e 5-të të Forumit paqësor të Parisit mbajti fjalim në panelin në të cilin u diskutua për zgjidhje për tejkalimin e krizave.

Presidenti Pendarovski, duke u falënderuar për mundësinë që të mbajë fjalim dhe të flasë për çështje të cilat janë të rëndësishme për rajonin dhe stabilitetin e tij, theksoi se në muajt e kaluar është e kuptueshme që të gjithë flasim për gjendjen e sigurisë në Ukrainë për shkak të agresionit rus aty, por tema e sigurisë është mjaft e njohur për Ballkanin Perëndimor duke pasur parasysh historinë e tij moderne.

Kur flitet për zgjidhjen e krizave, Presidenti tha se zgjidhje për krizën sistematike e cila ende digjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor është të kemi prani më të madhe evropiane në rajon. Ndonjëherë punët duken sikur jemi të harruar nga Bashkimi dhe pa përparim të vendeve në Bashkim, shtoi ai.

Presidenti tha se Maqedonia e Veriut e filloi procesin e aderimit në Bashkim dhe se është në vijim procesi i skriningut i cili duhet të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm, kurse pastaj, theksoi, se mund të flasim për fazat e ardhshme të procesit të aderimit në BE.

Presidenti foli edhe për rajonin tonë për të cilin tha se ka sfida të përbashkëta, se trendet demografike nuk janë të përshtatshme dhe rekomandoi se nevojitet të investohet më shumë te të rinjtë, me qëllim që të kenë mundësi për sukses në shtëpi, në vendet e veta. Ai shtoi se na nevojitet prani më e madhe evropiane, e vazhdueshme, kurse jo kur kemi ngjarje krizash.

Në lidhje me Bashkësinë politike evropiane, Presidenti Pendarovski e përsëriti qëndrimin e tij se ajo duhet të jetë instrument që do të na ndihmojë në procesin e aderimit në BE, ndërsa jo klub debati apo zëvendësim i anëtarësimit në Bashkim, sepse tashmë po ballafaqohemi me trendë të zmadhimit të euroskepticizmit dhe me mbi 20% rënie të mbështetjes për aderim në BE. Ai shtoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE nuk nevojitet vetëm për përforcim të ekonomisë, përparimit të shkëmbimit tregtar dhe përmirësimit të standardit jetësor, por nevojitet edhe për integrimin politik në institucionet e BE-së, si dhe zhvillimin demokratik, përforcimin e institucioneve, sundimin e të drejtës dhe për mediat e lira.

Duke iu përgjigjur pyetjes mbi mundësitë për eurointegrim integrim të Ukrainës, Presidenti theksoi se vendi jep mbështetje për anëtarësim të Ukrainës në BE dhe se ai mbështetjen e vet e dëshmoi në letrën drejtuar Presidentit Zelenski. Presidenti theksoi se edhe përkrah gjendjes në të cilën është Ukraina, marrja e statusit kandidat është mesazh i fuqishëm politik nga Bashkimi, pikëpamje strategjike e BE-së, solidaritet dhe përgatitje që të dëshmohet solidaritet i Bashkimit me popullin ukrainas.

Presidenti Pendarovski po merr pjesë në edicionin e 5-të të Forumit paqësor të Parisit në suazat e të cili ka edhe shumë takime me shefat e shteteve, pjesëmarrës në këtë forum.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....