Diskutim në panel “Arsimi digjital – prioritet për arritjen e barazisë gjinore”

8 Mars 2023 | Kumtesat

Me iniciativën e bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, sot në Kabinetin e Presidentit u mbajt diskutimi në panel me temë “Arsimi digjital – prioritet për arritjen e barazisë gjinore”. Evenimenti u organizua me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në fjalimin e vet para të pranishmëve, bashkëshortja e Presidentit theksoi se zhvillimi i teknologjive informatike dhe të komunikimit e zmadhuan nevojën për shkathtësi dhe njohuri të reja edhe përkrah arsimit të lartë, shkrim-leximi digjital dhe në internet sot është një mjet i rëndësishëm për përforcimin ekonomik të grave. Nëpërmjet sigurimit të shkathtësive digjitale, grave u mundësohet edhe mundësia për biznes personal, për pavarësi financiare, për realizim të të drejtave të veta, theksoi znj. Gjorgievska.

Evenimenti u zhvillua në dy diskutime në panë ku mori pjese shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir, shefja e zyrës së OKB-së për Gratë në Maqedoninë e Veriut, Vensa Ivanoviq-Kastared, drejtoresha e përgjithshme dhe pronarja e Semos edukim, Valentina Taseva, drejtoresha e përgjithshme dhe bashkëthemeluesja e kompanisë TI Digikjub (Digicube), Vlora Ademi, kryetarja e Këshillit nacional për barazi gjinore, Savka Todorovska, dirigjentja në Operën dhe baletin maqedonas, Bisera Çadllovska, Frosina Gjorgievska, fermere nga Rajoni i Prespës dhe Iskra Geshoska, këshilltare për çështje nga fusha e kulturës e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këtë vit, Kombet e Bashkuara, Ditën Ndërkombëtare të Gruas e shënon me temën “DigitALL: Inovacione dhe teknologji për barazi gjinore”.

Në vijim është teksti i fjalimit të bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievsla.

Të nderuar të pranishëm,

Më gëzon mundësi që sot mund ta festojmë së bashku 8 Marsin – këtë ditë në të cilën i kujtojmë të gjitha përpjekjet për arritjen e barazisë sociale, politike dhe ekonomike të grave, çrrënjosjen e diskriminimit dhe luftën kundër dhunës së bazuar në gjini.

Këtë vit, tema e Kombeve të Bashkuara për ditën e grave u kushtohet inovacioneve dhe teknologjisë; në atë drejtim edhe ne sot fokusohemi mbi temën “Arsimi digjital – prioritet për arritjen e barazisë gjinore”.

Zhvillimi i teknologjive informatike dhe komunikuese e zmadhon nevojën për shkathtësi dhe njohuri të reja. Përveç arsimit të lartë, shkrim-leximi digjital dhe në internet në kohën moderne është një mjet i rëndësishëm për përforcimin ekonomik të grave. Nëpërmjet sigurimit të shkathtësive digjitale, grave u jepet mundësi për biznes personal, për pavarësi financiare, për realizim të të drejtave të veta.

Me zmadhimin e shkrim-leximit digjital, do të mund të lehtësohen shumë çështje që lidhen me pabarazinë digjitale. Një nga raportet e fundit të Forumit ekonomik botëror për hendekun gjinor global konfirmon se në shumicën e profesioneve të së ardhmes ka pabarazi të madhe midis grave dhe burrave. Pabarazi në shumën e të hyrave, në mundësinë për përparim në profesion, në fitimin e mundësive dhe vizibilitetit të barabartë gjatë përparimit profesional. Hartimi i fundit i sektorit TI në Maqedoninë e Veriut i kryer vitin e kaluar e konfirmon problemin e dukshëm në përfaqësimin e grave në këtë industri, duke e stereotipizuar më shpesh si profesion për meshkujt. Në këtë hulumtim janë të dukshme dallimet në pozitat seniore dhe menaxhuese midis grave dhe burrave.

Kjo ndarje është më e madhe pikërisht në sektorët që kërkojnë shkathtësi dhe njohuri inovative digjitale dhe teknike, kurse mbi to bazohet ekonomia digjitale. Pabarazia e tillë e mundësive e ngadalëson zhvillimin ekonomik. Me qëllim që ta zvogëlojmë këtë humnerë gjinore nevojitet që të gjithë së bashku të gjejmë zgjidhje për të mirën e të gjithë shoqërisë.

Teknologjitë digjitale mundësojnë shkathtësi të reja dhe aktivitete ekonomike të grave. Por që të mos bëhen një fushë e re e diskriminimit të grave, është e domosdoshme që sa më shumë gra ta ndjekin thirrjen e vet jetësore dhe profesionale dhe ta zënë vendin e vet në fushat STEM.

Të angazhohemi për një pjesëmarrje sa më të madhe të grave dhe në profesionet e reja, inovative. Në këtë mënyrë do të mundësojmë që gratë të bëhen pjesë vitale e ekonomisë digjitale.
Përveç ditës së sotshme, çdo ditë duhet të jemi të zëshme për realizimin e rrogave të barabarta, mundësive të barabarta, të drejtave të barabarta, siç është edhe hashtagu kryesor për festën ndërkombëtare, kurse në kontekst të pasurimit digjital: – #EmbraceEquity – ta përqafojmë barazinë.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...