Presidenti Pendarovski në audiencë te Papa Françesku

27 Maj 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, i cili ishte për vizitë në Republikën Italiane dhe në Selinë e Shenjtë, me rastin e manifestimit “Maqedonia për nder të Shën. Kirilit”, sot kishte audiencë te Kreu i Kishës Katolike Romake, Shenjtëria e Tij Papa Françesku.

Në këtë takim u theksuan marrëdhëniet e përkryera bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë, të cilat bazohen në lidhjet e thella historike, vlerat dhe traditat e përbashkëta kulturore dhe shpirtërore.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi interesin për thellim të marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, në të gjitha sferat e interesit të përbashkët dhe e theksoi rëndësinë e bashkësisë katolike në Maqedoninë e Veriut dhe kontributin e saj në shoqërinë tonë.

Presidenti Pendarovski e vuri në pah edhe rëndësinë që shteti ynë ua kushton promovimit të dialogut ndërfetar dhe respektimit të lirive fetare

Pas audiencës te Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, Presidenti Pendarovski u takua edhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin, Pjetro Parolin.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...