Moduli i tretë i Shkollës për politika i Qendrës Presidenciale për Edukim Politik

6 Qershor 2022 | Kumtesat

Këtë fundjavë në Strugë do të mbahet moduli i tretë i Shkollës për politika për vitin 2022, në Qendrën Presidenciale për Edukim politik.

Modulin e tretë të kësaj Shkolle e hapi prof. dr. Aleksandar L. Spasov, kryetar i Këshillit programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, këshilltar i Presidentit për çështje politike dhe profesor inordinar në Fakultetin Juridik “Justinian Prima” dhe Nita Starova, anëtare e Këshillit programor në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik dhe menaxhere e programit në Fondacionin “Fridrih Ebert” – Shkup.

Në fokusin e modulit të tretë të Shkollës për politikë ishin temat që lidhen me ekonominë, politikat sociale dhe të drejtat e njeriut.

Mbi temën “Fotografia e madhe – ekonomia maqedonase në afat të mesëm dhe të gjatë” folën prof. dr. Vanço Uzunov, profesor ordinar në Fakultetin Juridik “Justinian Prima” në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” dhe prof. dr. Gligor Bishev, profesor i ordinar në Fakultetin Ekonomik në Prilep dhe kryetar i Këshillit për përparim të arsimit të lartë dhe hulumtime strategjike në Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Johanes Hajdeker, këshilltar për çështje ekonomike i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti ligjëratë me temë: “Pasqyra praktike: Praktika ekonomike dhe investime të jashtme në shtet”.

Në suazat e modulit të tretë të Shkollës për politika u mbajt diskutim në panel mbi temën “Politikat sociale: mbrojtja sociale dhe ballafaqimi me varfërinë”, ku morën pjesë Milla Carovska, ish-ministre e arsimit dhe shkencës dhe ish-ministre e punës dhe politikës sociale dhe prof. dr. Llazar Jovevski, profesor ordinar në Fakultetin Juridik “Justinian Prima” në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij”.

Mbi pasojat socioekonomike nga lufta në Ukrainë, ligjëratë onlajn mbajti prof.. dr. Branimir Jovaniviq, profesor në Institutin e Vjenës për studime ndërkombëtare ekonomike.
Mbi pasojat socioekonomike për Maqedoninë e Veriut në kontestin e krizës shëndetësore dhe të sigurisë në Evropë, foli Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i Qeverisë përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin e resurseve ekonomike dhe investimeve.

Në ditën e fundit të modulit të tretë të Shkollës për politika, mbi temën “Mekanizmat ndërkombëtarë dhe nacionalë për të drejtat e njeriut”, foli prof.. dr. Jelena Ristiq, profesoreshë inordinare në Institutin për hulumitme sociologjike dhe politiko-juridike në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij”, kurse për përfaqësimin si mekanizëm për realizimin e të drejtave të njeriut të romëve me fokus romet, foli Salija Bekir Hasim, kryetare e “Iniciatiëvës për të drejtat e grave nga Shuto Orizari”.

Mbi temën “Qasja strategjike në komunikimet politike”, mbajti ligjëratë dr. Sasho Ordanoski, gazetar dhe analist politik.

Në suazat e Shkollës për politika për vitin 2022 do të mbahen pesë seminare edukative, të cilat do të realizohen në periudhën mars deri në nëntor të këtij viti me ligjërues dhe trajnues eminentë nga shteti dhe jashtë.

Shkolla për Politika organizohet në bashkëpunim me zyrat e fondacioneve dhe shoqatave në vend “Fridrih Ebert”, Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), “Konrad Adenauer”, Instituti Nacional Demokratik për Çështjet Ndërkombëtare (NDI), Fondacioni Uestminster për Demokraci, Fondacioni “MK2025” dhe Organizata Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RICO)

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...