Presidenti Pendarovski ua dha certifikatat pjesëmarrësve në Shkollën e parë për politika

24 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot ua dha certifikatat pjesëmarrësve në Shkollën për Politika të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, për vitin 2021.

Shkolla u realizua nëpërmjet katër seminareve edukative në periudhën nga marsi deri në nëntor të vitit 2021, me pjesëmarrjen e ligjëruesve dhe ligjëruesve eminentë nga shteti dhe jashtë. Në këtë shkollë morën pjesë 42 pjesëmarrës në moshë nga 25 deri 35 vjet. Ata u përzgjodhën në konkurs publik, në bazë të interesit për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore, në bazë të kualifikimeve profesionale dhe në bazë të arritjeve profesionale.

“Përbërja dhe arritjet e këtij brezi të parë vërtetojnë se Shkolla është në rrugën e vërtetë për të realizuar qëllimin e vet. Të përzgjedhur si pjesëmarrës në thirrje të hapur në bazë të arritjeve dhe meritave personale dhe duke respektuar shumëllojshmërinë e shoqërisë sonë, ju dëshmuat, pavarësisht nga dallimet personale, sociale politike dhe të tjera, se shoqëria maqedonase ka kapacitet për zhvillim demokratik dhe bashkim në lidhje me qëllimet kryesore strategjike të shtetit”, tha Presidenti Pendarovski gjatë dhënies së certifikatave.

Pjesëmarrësit në Shkollën për Politika kishin mundësi t’i përparojnë njohuritë e veta në fushën e zhvillimit demokratik të sistemit politik, funksionimin e shtetit juridik, integrimin evropian, zhvillimin socialekonomik dhe politikat ekonomike në epokën e globalizmit politik dhe ekonomik, në strategjitë e jashtme politike dhe prioritetet e shtetit tonë dhe të rajonit, mbi anëtarësimin në NATO dhe aspektin e sigurisë, si dhe mbi komunikimin politik gjatë transformimit digjital, fushatave dezinformuese dhe lajmeve të rrema dhe mbi nevojën për transparencë më të madhe dhe mbi demokratizimin e brendshëm të institucioneve të pushtetit. Për shkak të pandemisë së kovid-19, një pjesë e trajnimeve në suazat e kësaj Shkolle janë organizuar onlajn, kurse një pjesë me prani fizike ose në format hibrid.

“Edicioni i parë i Shkollës për Politika para vetes vendosi një detyrë ambicioze. Në kushte të komplikuara shëndetësore të formojë grup pjesëmarrësish të cilët në një periudhë prej disa muajsh do të mësojnë dhe do të diskutojnë bashkërisht mbi çështjet më të rëndësishme të jetesës sonë shoqërore. Si rrjedhim do të dëshiroja me gjithë zemër t’i falënderoj pjesëmarrësit për përkushtimin në punën në suazat e kësaj Shkolle”, tha prof. dr. Aleksandar L. Spasov, kryetari i Këshillit të Programit të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik dhe këshilltari i Presidentit për politikë të jashtme, politikë të brendshme dhe çështje kushtetuese.

Shkolla për Politika e Qendrës Presidenciale për Edukim Politik u realizua në bashkëpunim me Fondacionin “Fridrih Ebert”, Fondacionin për Demokraci të Uestminsterit, Fondacionin “Konrad Adenauer”, Institutin Demokratik Nacional për Punë Ndërkombëtare, Institutin Ndërkombëtar Republikan dhe Fondacionin “Maqedonia 2025”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....