Fjalimi i Presidentit Pendarovski në modulin e dytë të Shkollës për politika

28 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në modulin e Shkollës për politika për vitin 2023 në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik, që u mbajt këtë fundjavë në Ohër.

Para pjesëmarrësve në Shkollën e sivjetme për politika, Presidenti Pendarovski foli mbi sfidat aktuale dhe të ardhshme politike dhe të sigurisë për Maqedoninë e Veriut.

Në fjalimin e vet, Presidenti Pendarovski foli për gjendjen e përgjithshme në shtetin tonë në planin politik, në kontekst të dialogut politik në vend dhe mbi gjendjen dhe sfidat për eurointegrimet maqedonase, mbi ngjarjet gjeopolitike dhe të sigurisë në Evropë dhe në rajon, kurse foli edhe mbi temat e zhvillimit socioekonomik dhe mbi perspektivat e të rinjve në vend.

Në modulin e dytë të Shkollës për politika u diskutua për pjesëmarrjen e të rinjve në tregun e punës dhe mbi politikat për zvogëlim të migrimit të të rinjve nga vendi, mbi politikat aktive sociale për nxitjen e zhvillimit socioekonomik, mbi ndikimin e inovacioneve e të startapet mbi zhvillimin ekonomik, mbi të ardhmen e kapitalizmit dhe globalizmit, si dhe mbi politikat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara në shoqërinë maqedonase.

Modulin e dytë të Shkollës për politika e hapi drejtori i Fondaciont “Fridrih Ebert” për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Rene Shlee, kurse ligjërata kishin edhe ministrja e Punës dhe politikës Sociale, Jovana Trençevska, Natasha Boshkova nga Koalicioni për të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara “Margjini”, profesori nga Fakultetit juridik “Justinian Prima”, Vanço Uzunov, kryetari i Këshillit për përparim të arsimit të lartë dhe hulumtimeve strategjike në Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Gligor Bishev, drejtori kryesor ekzekutiv i Fondacionit “MK2025”, Nikica Mojsoska-Bllazhevski, këshilltari për çështje ekonomike i kryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Johanes Hajdeker dhe Tamara Dimitrova, ekspert startap në Maqedoninë e Veriut.
Në modulin e dytë të shkollës foli edhe kryetari i Këshillit programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik dhe këshilltari i Presidentit për politikë të jashtme, politikë të brendshme dhe çështje kushtetuese, Aleksandar L. Spasov.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit