Prezantimi i analizës “Njeri i popullit: Analizë e opinionit publik mbi kërkesat politike të qytetarëve”

30 Nëntor 2021 | Kumtesat

Qendra Presidenciale për Edukim Politik (QPEP) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup e prezantuan analizën “Njeri i popullit: Analizë e opinionit publik mbi kërkesat politike të qytetarëve”.

Në suazat e këtij hulumtimi është analizuar besimi i qytetarëve në institucionet demokratike, si dhe te shumë faktorë të tjerë në jetën politike të shtetit dhe shoqërisë, si mediat, organizatat qytetare dhe organizatat fetare.

Në prezantim, dr. Aleksandar L. Spasov, kryetari i Këshillit programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik dhe këshilltari i Presidentit për politikë të jashtme, politikë të brendshme dhe çështje kushtetuese, vlerësoi se populizmi e minon bazën e demokracisë.

“Në thelbin e tij është antagonizmi ndaj zgjidhjes institucionale demokratike të konflikteve në shoqëri në bazë të parimeve të sundimit të të drejtës. Pikërisht për këtë arsye, si Qendër Presidenciale për Edukim Politik e identifikuam populizmin si një nga kërcënimet më të mëdha të rendit politik demokratik. Një nga detyrat tona themelore është ntë promovojmë dhe të organizojmë edukim në shpirtin e vlerave demokratike, duke përfshirë edhe dallimet ideore legjitime që janë baza e një sistemi plural politik dhe të dëshirueshme për zhvillimin e tij, kurse, njëkohësisht, të ndihmojë në ndërtimin e konsensusit në shoqëri, pavarësisht nga dallimet ideologjike dhe partiake, se demokracia dhe vlerat demokratike nuk kanë alternativë”, tha Spasovi.

Mr. Marko Troshanovski, kryetari i Institutit për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup deklaroi se tema populizëm e po dominon diskursin botëror politik dhe nuk na anashkalon ne.
“Vitet e kaluar kemi qenë dëshmitarë të tendencave populiste si në demokracitë liberale, por edhe në zemrën e demokracive të qëndrueshme. Maqedoninë e Veriut e ka përfshirë edhe ajo valë e narracionit populist. Populizmi është armik i madh i demokracisë. Është e rëndësishme që në mënyrë sistematike të adresohen këto sfida edhe pse shkaqet që çojnë në sundimin populist janë komplekse. Ky fenomen më shumë ushqehet nga mosbesimi tek institucionet dhe politikat të cilat krijojnë pabarazi të madhe sociale midis grupeve të ndryshme në shoqëri. Ky është një fenomen tinëzak i cili përdor gjuhën e demokracisë që të praktikojë politika antidemokratike. Debati klasik se gjuha e urrejtjes arsyetohet me lirinë e fjalës është një nga shembujt se si arrin të depërtojë në shoqëri”, tha Troshanovski.

Vlora Reçica, udhëheqësja e Qendrës dhe hulumtuese në Institutin për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup, deklaroi se hulumtimi përpiqet të gjejë përgjigje rreth kërkesës shoqërore për liderët dhe politikat populiste në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Mbi pyetjen eksperimentale për cilin kandidat do të kishit votuar në zgjedhje, për “politikanin e karrierës” apo “njeriun e popullit”, dy të pestat e të anketuarve (42%) përqind janë përgjigjur se, nëse në zgjedhjet parlamentare para tyre në fletëvotim do të prezantoheshin kandidatët, ata do të votonin për kandidatin e dytë, d.m.th. për kandidatin i cili ka formuar partinë e vet dhe deri në momentin e fundit e zgjedhjeve nuk ka kryer funksion publik. Nga ana tjetër, një e treta e të anketuarve (31%) të të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për kandidatin e parë, d.m.th. sipas kategorizimit, për politikan karriere. Besimin në institucionet më të rëndësishme në suazat e sistemit politik në Maqedoninë e Veriut, siç janë Kuvendi, Qeveria, Presidenti dhe gjyqësori, është në nivel të ulët. Notën më të lartë në besim e ka Presidenti i shtetit me 4,4, në shkallën nga deri në 10, kurse notën më të ulët të besimit e ka gjyqësori, me vlerësim mesatar 2.8. Besim relativisht më të lartë kanë ushtria, me 5,6 dhe kisha me notë 5.5, kurse në mesin e shkallës janë institucionet dhe ekspertët shëndetësorë me 5.0 që nuk është rast me besimin te mediat, i cili është vlerësuar me 4.0. Nivel të ulët të besimit të anketuarit kanë edhe për politikanët (3.2) dhe partitë politike (3.4)”, tha Reçica.

Dr. Jovan Bliznakovski nga Instituti për hulumtime sociologjke dhe politike-juridike, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup (IHSPJ-UKEM)/ bashkëpunëtor i jashtëm, IDSCS theksoi se “Populizmi shkon shpesh krah për krah me klientelizmin, korrupsionin dhe shpesh lidhet me regjimet autoritare. Qëndrimi i qytetarëve për elitat politike është shumë negativ. Qytetarët i shohin politikanët si të korruptuar, që kujdesen vetëm për veten dhe e tradhtojnë popullin. Ekziston mosbesim i theksuar tek institucionet demokratike dhe rregullat e lojës, si edhe kuptim i politikës si luftë e popullit me elitat.”

Misha Popoviq, udhëheqës i qendrës dhe hulumtues më i vjetër në Institutin për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup, deklaroi se shumë shpesh qytetarët ndihen të larguar nga elitat politike.
“Sa më shumë që zgjat ky largim mundëson futjen e retorikës populiste dhe çon drejt nevojës së metodologjisë gjithëpërfshirëse të menaxhimit e cila do t’i përfshijë qytetarët në procesin e marrjes së vendimeve nëpër një proces të strukturuar të konsultimeve. Teoritë e konspiracionit janë kategori interesante sepse janë indikator i drejtpërdrejtë mbi faktin sa ndihen qytetarët të larguar nga shoqëria. 72% të të anketuarve konsiderojnë se botën e udhëheqin disa familje të fuqishme, 65% mendojnë se kovid-19 është krijuar në laborator që t’i kontrollojnë njerëzit, 46% besojnë se klimën e kontrollojnë me satelitë dhe radarë, 44% se janë regjistruar më shumë të vdekur nga kovid-19 sepse Ministria e Shëndetësisë ka dhënë para, 46% se avionë e shpërndajnë virusin, 29% mendojnë se ndryshimet klimatike janë shpifje dhe 57% se mediat e mëdha shpërndajnë mashtrime”; tha Popoviq.

Analiza është në dispozicion në këto linqe:
– në gjuhën maqedonase: https://bit.ly/3E74WuH
– në gjuhën angleze: https://bit.ly/3xwinSE
– në gjuhën shqipe: https://bit.ly/32wwVGj

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....