Pendarovski: Asnjëherë më parë, për asnjë ligj, Bashkimi Evropian nuk ka reaguar para se të miratohet ligji për shkak të keqpërdorimit të flamurit evropian – për Ligjin për lojërat e fatit kushte reagim të tillë

15 Shkurt 2024 | Kumtesat

Për ndryshimet e Kodit Penal kishte direktivë të qartë evropiane për konfiskim të pronës të fituar nëpërmjet krimit. Domethënë, në atë pjesë, ndryshimet e Kodit Penal janë harmonizuar me Direktivën Evropiane për ngrirje dhe konfiskim të lëndëve dhe dobisë pronësore, e cila përveç se dënimin me burg, fokusin e vë në konfiskimin e dobisë pronësore të kryerësve të këtyre veprave penale.

Asnjëherë, në asnjë ligj, Bashkimi Evropian nuk ka reaguar me shkrim që të mos keqpërdoret flamuri evropian para se të miratohet ai ligj, siç reagoi tani, në këtë rast, në lidhje me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese.

Shkresa në të cilën shënohet qartë se nuk është respektuar procedura, përkatësisht letra e Bashkimit Evropian para se t’i dërgohet Presidentit, i është dërguar, gjithashtu, edhe Qeverisë dhe Kuvendit.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi si dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë do të duhet të kenë ditur për këtë shkresë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....