Pendarovski-Erdogan: Solidaritet dhe aleancë në ballafaqimin me virusin korona

9 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Gjatë bisedës, Presidenti Pendarovski, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe në emrin e vet personal, i shprehu falënderimin Presidentit Erdogan për pajisjen mjekësore, me skafandra, maska dhe teste, e cila mbërriti nga Turqia, duke shtuar se aleanca dhe solidariteti midis shteteve janë të rëndësishme në këto ditë të vështira kur në nivel global së bashku po ballafaqohen me epideminë e kovid-19.

Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski shprehu solidaritet dhe mbështetje për Turqinë në përpjekjet për ballafaqimin me kovid-19 duke pasur parasysh se Turqia është midis dhjetë shteteve më të goditura me rreth 40 000 të infektuar dhe mbi 800 persona të vdekur. Në këtë kontekst ai shprehu keqardhjen për të vdekurit dhe dëshiroi shërim të shpejtë për të sëmurët me kovid-19.

Në lidhje me gjendjen në vend në ballafaqimin me epideminë e kovid-19 dhe heqjen e pasojave të saj, Presidenti e informoi Presidentin Erdogan se situata është stabile, midis të tjerash edhe për shkak të faktit se Maqedonia e Veriut është midis vendeve të para në rajon që i filloi aktivitetet për ballafaqim me pandeminë. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski shtoi se shteti po përgatitet për sfidat me të cilat pritet të ballafaqohet ekonomia pas tejkalimit të pandemisë, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve të fuqishme ekonomike midis dy shteteve.

Të dy presidentët shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet e përkryera bilaterale, kurse Presidenti Pendarovski e falënderoi Presidentin Erdogan për mbështetjen afatgjatë dhe të rëndësishme nga Turqia në realizimin e një prej qëllimeve tona strategjike – anëtarësimin në NATO, ku partneriteti i deritanishëm do të vazhdojë në një kontekst të ri midis dy anëtareve të Aleancës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...