Pendarovski-Kluge: Qytetarët të informohen nga burimet relative, të mos lejohet krijimi epidemisë së lajmeve të rrejshme

28 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, priti sot Hans Klugen, drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetit për Evropën.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale mе koronavirysin në shtetin tonë, si dhe për informacionet e fundit për situatën më këtë virus në nivel global.

Në takim, drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge vlerësoi se shteti ynë ka kapacitete të mira dhe se ndërmerr hapat e duhur në gatishmërinë për ballafaqimin me koronavirysin. Ai theksoi se nuk na vend për panik dhe se e rëndësishme është qytetarë të informohen nga burime relevante që të mos krijohet epidemi e lajmeve të rrejshme, me çka u dakordua edhe presidenti Pendarovski.

Në takim u bisedua edhe për gjendjen me ndotjen e ajrit në shtetin tonë, ku presidenti Pendarovskit tha se angazhimi i tij është që ky problem të vendoset në nivel të lartë të agjendës, duke përmendur shembullin më seancën e Këshillit të Sigurimit,ku morën pjesë edhe organizata joqeveritare, dhe u bisedua për ndotjen e ajrit si rrezik i sigurisë shtetërore.

Hans Kluge, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetit për Evropën qëndron në vizitë të shtetit tonë, me rastin e mbajtjes së Forumit të Dytë Kombëtar të Shëndetit “Nëna të shëndetshme, foshnja të shëndetshme: Maqedonia e Veriut iu përgjigjet sfidave”, me organizimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbështetje të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....