Pendarovski-Meta: Bashkëpunim rajonal për tejkalim të krizës me Kovid-19

14 Prill 2020 | Kumtesat

President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Gjatë bisedës të dy presidentët shkëmbyen informacione mbi gjendjet aktuale në të dy shtetet, në kontekst të ballafaqimit me pasojat e përhapjes së Kovid-19.

Presidenti Pendarovski informoi mbi masat që institucionet kompetente në shtet po i ndërmarrin në ballafaqimin me këtë epidemi dhe vlerësimet për zhvillimet e mëtejshme të situatës. Presidenti theksoi se fokusi i shteteve, përveç ballafaqimit me pasojat në planin shëndetësor, duhet të jetë i drejtuar edhe kah ballafaqimit me pasojat në planin ekonomik dhe social.

Duke pasur parasysh pohimin e para pak kohe të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për përgatitjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim, si dhe pas anulimit të Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili duhej të mbahej më 7 maj në Zagreb, për shkak të gjendjes me përhapjen e Kovid-19, Presidenti Pendarovski shprehu pritje se Bashkimi Evropian do të arrijë të gjejë modalitetet për të vënë në lëvizje procesin, në interes të të dy shteteve dhe të vetë Bashkimit.

Bashkëfolësit shprehën përgatitjen për shkëmbim të përvojave, koordinim dhe mbështetje aty ku të jetë nevoja, në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit rajonal për ballafaqim me epideminë si dhe për tejkalimin e krizës shëndetësore dhe sociale-ekonomike të shkaktuar nga Kovid-19.

Presidenti Meta e uroi Presidentin Pendarovski dhe të gjithë qytetarët për hyrjen në NATO.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....