Pendarovski-Mishel: Solidaritet evropian për betejë të përbashkët kundër Kovid-19

10 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi bisedë telefonike me Presidentin e  Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Në këtë bisedë, Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e qartë dhe të hapur të Presidentit të Këshillit Evropian për vendimin për fillim të negociatave aderuese për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke theksuar se me këtë akt Bashkimi Evropian, në rrethana të jashtëzakonshme, vërtetoi se vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në familjen e përbashkët evropiane.

Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski u interesua për dinamikën e përgatitjes dhe miratimit të kornizës së negocimit për mbajtjen e konferencës së parë ndërqytetore.

Presidenti Pendarovski shprehu mirëkuptim për anulimin e Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian dhe të liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor i cili duhej të mbahej më 7 maj në Zagreb, duke theksuar se ballafaqimi me përhapjen e pandemisë me virusin Kovid-19 është prioritet absolut i të gjitha shteteve në këtë moment.  Megjithatë, ai shprehu shpresë se do të ruhet tempi i punës dhe vendimmarrjes nëpërmjet modaliteteve të reja teknike, si, për shembull, video-konferencave, në interes të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Bashkëbiseduesit shkëmbyen informacione mbi gjendjen në Bashkimin Evropian dhe te ne, në lidhje me ballafaqimin me pasojat e përhapjes së KOVID-19. Presidenti Pendarovski e informoi Presidentin e Këshillit Evropian Mishel mbi masat dhe aktivitetet që po i ndërmarrin institucionet kompetente në ballafaqimin me pasojat e pandemisë, si dhe mbi sfidat e pritura me të cilat do të ballafaqohet vendi në periudhën në vijim duke u ballafaquar me pasojat e kësaj epidemie.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për ndihmën me pajisje mjekësore dhe mbrojtëse të cilën Bashkimi Evropian na e jep nëpërmjet fondeve të BE-së si dhe për ndihmën në nivel bilateral të cilën e japin donacion shtetet anëtare.

U konstatua se përveç faktit se Bashkimi Evropian është partneri kryesor tregtar dhe ekonomik i shtetit tonë, nga fillimi i pandemisë, Bashkimi Evropian po jep edhe një ndihmë të rëndësishme financiare. Mbështetja e deritanishme është rreth 69 milionë euro, prej të cilave 4 milionë për mbështetje urgjente të sistemit shëndetësor, 3 milionë mbështetje e drejtpërdrejtë në Buxhet, 12 milionë për sektorin privat dhe 50 milionë euro ndihmë për ekonominë, me qëllim që të ketë rimëkëmbje sociale-ekonomike në vend për shkak të pasojave nga epidemia e virusit korona.

Në këtë bisedë telefonike, Presidenti Pendarovski shprehu solidaritetin me shtetet më të mëdha anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë më të goditura nga pandemia, dhe shprehu pritjen se me solidaritet dhe me bashkëpunim të ngushtë të Kontinentit Evropian, do ta fitojmë edhe këtë betejë, si dhe ballafaqimin me sfidat të cilat i sjell kriza shëndetësore, ekonomike dhe sociale e shkaktuar nga KOVID-19.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....