Presidenti Stevo Pendarovski sot në Shtip mori pjesë dhe mbajti fjalim në Tekstiliadën e cila mbahet për të katërtën herë me radhë në organizim të Shoqatës së qytetarëve të punëtorëve të tekstilit, lëkurës dhe këpucarisë “Gllasen Tekstilec”
Evenimenti i sivjetshëm e aktualizon ndër të tjerash edhe respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe punëtoreve të tekstilit gjatë pandemisë së kovid-19.
Të nderuar,
Ju falënderoj për nderin e treguar që t’ju drejtohem në Tekstiliadën e këtij viti, e katërta me radhë, e organizuar nga Shoqata “Gllasen Tekstilec”. Ky është i vetmi eveniment i këtij lloji në vend dhe në rajon, i cili kontribuon mbi ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e përmirësimit të të drejtave të punëtorëve, me fokus të veçantë në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucarisë.
Pandemia na e solli sfidën kolose në krizën shëndetësore e cila hyri në të sferat shoqërore dhe i ndryshoi jetët tona rrënjësisht. Për fat të keq, pandemia kontribuoi dhe për thellimin e pabarazive ekzistuese, të palejueshme në fushat e ndryshme dhe në nivele të ndryshme, kurse do të reflektohet sidomos negativisht në industrinë e përpunimit, siç është industria e tekstilit dhe lëkurës, ku vihet re një ulje e theksuar e numrit të punëtorëve të angazhuar, por edhe shkelje jo të vogla të të drejtave të punëtorëve.
Kjo industri, në të cilën mbi 80% të të punësuarve janë gra, për fat të keq edhe përkrah barazimit të rrogës minimale me industritë tjera, vlen ende si një nga industritë ku, në krahasim me degët e tjera, punëtoret dhe punëtorët kanë rroga më të ulëta dhe ballafaqohen me kushte të vështira pune. Gjatë pandemisë këto sfida janë akoma më të theksuara dhe prandaj nevoja për hapjen dhe diskutimin e këtyre aspekteve të rëndësishme në publik dhe propozimi i zgjidhjeve për përmirësim të gjendjeve është edhe më e madhe.
Unë pikërisht këtu e shikoj rëndësinë dhe nevojën e Tekstiliadës, kuptohet, paralelisht me angazhimin e përditshëm të organizatave qytetare, aktivisteve dhe aktivistëve të të gjithë atyre që punojnë në mbrojtjen dhe mbi përparimin e të drejtave të punëtorëve në vend.
Në periudhën e kaluar pikërisht falë organizatave si “Gllasen Tejstilec” u ngrit vetëdija mbi nevojën për përgjigje përkatëse institucionale ndaj kërkesave për respektim më të madhe të protokolleve dhe masave për mbrojtje gjatë punës, si dhe në përgjithësi, për respektim konzistent dhe më të madh të dispozitave ligjore lidhur me mbrojtjen e të drejtave të punëtoreve dhe punëtorëve
Kriza, të cilën e shkaktoi pandemia tashmë ka pasojë të mëdha mbi ekonominë. Edhe pse vazhdimin dhe kohëzgjatjen e saj të mëtejshme nuk mund ta parashikojë askush momentalisht, është e rëndësishme të vazhdojnë përpjekjet dhe kërkesat për llogaridhënie të institucioneve në ballafaqimin me shkeljet flagrante të Ligjit për marrëdhënie pune. Është e nevojshme të alarmohet dhe të pengohet diskriminimi në bazë gjinore në vendin e punës. Duhet të jemi me patjetër të vetëdijshëm se pavarësisht nga kriza, nuk duhet të dështojmë në mbrojtjen e punëtoreve dhe punëtorëve në kushtet të pasqyrimit të tyre ndaj rrezikut në vendet e punës.
Në këtë drejtim, është jashtëzakonisht e rëndësishme që institucionet të jenë të hapura për organizatat qytetare të cilat në fokus i kanë të drejtat e punëtorëve. Është i nevojshëm bashkëpunimi midis shtetit, biznesit dhe sektorit qytetar, me qëllim që gjithmonë kur të shfaqen pyetje të cilat janë relevante për korpusin e të drejtave të punëtorëve të kemi debat, me qëllim që të ofrohen zgjidhje të cilat thjeshtë nuk duhet të jenë në dëm të punëtorit.
Të dashur miq,
Dua t’ju them se unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi të hapur për të gjitha iniciativat qytetare të cilat kanë për qëllim përparimin e gjendjeve në shoqërinë tonë, sidomos për çështje të cilat janë për të drejtat themelore të njeriut, të drejtat e më të dobëtëve, të drejtat e të pafuqishmëve ose të margjinalizuarve.
Ju uroj debat të suksesshëm të kësaj Tekstiliade, diskutim të frytshëm i cili do të kontribuojë mbi zmadhimin e vetëdijes publike dhe gjetjen e zgjidhjeve praktike, konkrete për sfidat kryesore të cilat lidhen me të drejtat e punëtorëve.
Ju faleminderit.