Pendarovski për të punësuarit e Infektivit: Qëndroni profesionalë dhe të përgjegjshëm në këtë betejë, jemi të gjithë me ju

15 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nëpërmjet video-lidhjes realizoi bisedë me drejtoreshën dhe me një pjesë të stafit mjekësor të punësuar në Klinikën e Infektivit në Shkup.

Presidenti u informua mbi gjendjen momentale në Klinikën e Infektivit, mbi numrin e pacientëve dhe mbi gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe mbi kapacitetet strehuese të këtij institucioni dhe mbi stafin mjekësor në dispozicion.

“Motivimi, përkushtimi dhe para së gjithash, profesionalizmi Juaj me të cilin i kryeni përditë detyrat në këtë krizë shëndetësore të shkaktuar nga Kovid-19, tek unë dhe besoj edhe tek të gjithë qytetarët tanë jep ndenjën e sigurisë dhe qetësisë. Ju nxitim të vazhdoni me të njëjtin temp dhe sakrificë të kujdeseni për pacientët dhe sa më shumë të shëruar tërësisht t’i dërgoni në shtëpi te të afërmit e tyre. Mbahuni në këtë betejë, jemi të gjithë me ju”, u rekomandoi Presidenti.

Të punësuarit në Klinikën e Infektivit e njohën Presidentin me rreziqet e larta të cilat i mbart puna e tyre dhe mbi pajisjet në dispozicion që i kanë mjekët dhe stafi mjekësor-teknik në këtë klinikë, si një domosdoshmëri dhe nevojë në angazhimin e tyre. Ata thanë se kanë mjete të mjaftueshme dhe se klinika e tyre furnizohet rregullisht, kurse i gjithë stafi është angazhuar me përkushtim maksimal, duke i zbatuar të gjitha masat e mbrojtjes dhe i respekton rreptësisht rekomandimet e OSHB-së. Presidenti Pendarovski u dha mirënjohje në luftën me virusin e rrezikshëm sepse ata janë të parët në linjën e mbrojtjes, për të cilën të punësuarit në Klinikën e Infektivit thanë se janë të vetëdijshëm për rrezikun, i cili është pjesë përbërëse e profesionit të tyre dhe garantuan se të gjithë së bashku do të ballafaqohemi me këtë, sepse u reagua në kohë.

Presidenti dhe bashkëbiseduesit e Klinikës së Infektivit biseduan edhe mbi sfidat personale të stafit mjekësor, mbi lodhjen psikike-fizike, mbi presionin që e shkakton pasqyrimi ndaj rrezikut të lartë, si edhe mbi mbështetjen e të afërmve të tyre dhe mbi mënyrën e funksionimit në familjet e tyre. Ai u rekomandoi të punësuarve në Klinikën e infektivit t’u përmbahen standardeve të larta profesionale, të ruajnë veten dhe të ruajnë pacientët dhe të kujdesen për ta, për shëndetin e qytetarëve tanë. Presidenti gjatë bisedës u shprehu falënderim për kontributin, përkushtimin, guximin dhe kryerjen pa rezerva të detyrës.
Gjatë bisedës, Presidenti Pendarovski dhe stafi mjekësor i të punësuarve në Klinikën e Infektivit u dërguan mesazh të përbashkët të gjithë qytetarëve tanë që t’i respektojnë masat dhe rekomandimet, sepse ato janë për të mirën e të gjithëve dhe se kjo është e vetmja mënyrë që ta tejkalojmë shpejt këtë krizë.

Presidenti nëpërmjet video-lidhjes bisedoi me drejtoreshën e Klinikës së Infektivit dr. Milena Stevanoviq, me drejtoreshën organizative Mirjana Pehçevska, me dr. Ilir Demirin, me dr. Ljubica Miçunoviq, anesteziologun dhe me Marina Hristovën, infermiere në Klinikën e Infektivit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....