Select Page

Pendarovski priti në takim ambasadorin italian, Karlo Romeo

18 Qershor 2019 | Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë  së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti ambasadorin italian Karlo Romeo, Ambasador i Republikës Italiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin, është biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, me ç’rast është shprehur kënaqësia nga zhvillimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit mes të dy shteteve, në të gjitha fushat nga interesi i ndërsjellë. Në këtë kontekst është riafirmuar interesi për intensifikim shtesë të marrëdhënieve ekonomike dhe këmbim tregtar, si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, arsimit, kulturës dhe turizmit.

Presidenti Pendarovski ka potencuar se Maqedonia e Veriut  lartë e vlerëson konstruktivitetin, mbështetjen e qartë dhe pa rezervë nga Republika e  Italisë në rrugën tonë drejtë anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, duke shprehur pritjen dhe se Parlamenti italian së shpejti do ta ratifikojë Protokollin për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut  në NATO.

Ambasadori italian Romeo e ka uruar presidentin Pendarovski për marrjen e postit dhe i ka uruar sukses në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për avancim të mëtutjeshëm dhe përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Presidenti Pendarovski nga Instituti i Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov”: Argumentet shkencore dhe e vërteta janë në anën tonë dhe asnjë njeri i arsyeshëm nuk do të heqë dorë

Presidenti Pendarovski nga Instituti i Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov”: Argumentet shkencore dhe e vërteta janë në anën tonë dhe asnjë njeri i arsyeshëm nuk do të heqë dorë

  Presidenti Stevo Pendarovski, sot mbajti fjalim në hapjen e manifestimit Ditë të hapura të Institutit të Gjuhës Maqedonase "Kërste Misirkov". Evenimenti i këtij viti mbahet në nder të shënimit të 75-vjetorit të zyrtarizimit të gjuhës bashkëkohore maqedonase, të...

Pin It on Pinterest