Pendarovski-Stoltenberg: Me fuqi të bashkuara për ballafaqim me pandeminë me virusin korona

7 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot, më 7 prill, realizoi bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Në këtë bisedë telefonike Presidenti Pendarovski e falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm për urim e ngrohtë dhe të sinqertë të mirëseardhjes për Maqedoninë e Veriut në NATO, duke theksuar se anëtarësimi në aleancën më të madhe të sigurisë për ne është nxitje për zhvillim të mëtejshëm dhe kontribut të theksueshëm në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme.

Presidenti Pendarovski, e informoi Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg mbi gjendjen me parandalimin dhe ballafaqimin me pasojat nga pandemia kovid-19 në Maqedoninë e Veriut dhe mbi aktivitetet të cilat janë ndërmarrë nga institucionet kompetente. Bashkëbiseduesit biseduan mbi aktivitetet të cilat NATO-ja po i ndërmerr me qëllim që kjo krizë shëndetësore të mos kalojë në krizë sigurie, duke biseduar gjithashtu dhe për dezinformacionet gjithnjë dhe më të pranishme dhe mbi mënyrat për ballafaqim me to. Përveç kësaj, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për faktin se NATO-ja po u jep mbështetje vendeve të veta anëtare si në mbështetje logjistike dhe transportuese për transport të pajisjes mjekësore, e cila është e domosdoshme për vendet anëtare, staf mjekësor, si dhe përdorim të teknologjive inovative për krijimin e pajisjeve mjekësore.

Në këtë aspekt Presidenti informoi se shumica e vendeve anëtare të NATO-s tashmë i kanë dhënë ndihmë Maqedonisë së Veriut, duke e vërtetuar në praktikë aleancën në ballafaqimin me krizën globale siç është pandemia kovid-19. Maqedonia e Veriut, është, gjithashtu, pjesë e sistemit të bashkuar informativ të NATO-s, nëpërmjet Qendrës për Menaxhim të Krizave, e cila është pjesë e programit të NATO-s që quhet “Next generation incident sistem” që shërben për shkëmbim më të mirë të informacioneve dhe bashkëpunim më të mirë midis institucioneve në vend.

Në fund, bashkëbiseduesit, dakorduan komunikim të përforcuar midis institucioneve kompetente në periudhën në vijim si dhe shkëmbim të informacioneve në pjesën e ballafaqimit me pandeminë me kovid-19 dhe fushatat e organizuara në lidhje me shpërhapjen e lajmeve të rreme. Së bashku u konstatua nevoja për bashkimin e forcave dhe solidaritetin e theksuar midis aleatëve me qëllim që të ballafaqohemi me sukses me pandeminë, e cila ka jo vetëm dimension shëndetësor por edhe social dhe ekonomik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....