Pendarovski-Zurabishvili: Bashkëpunim dhe solidaritet edhe pas tejkalimit të krizës

4 Maj 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot realizoi video-bisedë me Presidenten e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi perspektivat e përgjithshme për zhvillim të bashkëpunimit në nivel bilateral dhe multilateral midis dy shteteve, të cilat vendosën marrëdhënie diplomatike në shkurt të vitit 2019.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për urimet Presidenten Zurabishvili me rastin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe vendimin për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, si qëllime strategjike shumëvjeçare për të cilat ka punuar vendi. Në atë drejtim, Presidenti shtoi se jemi të gatshëm ta ndajmë përvojën tonë dhe t’u japim mbështetje të gjitha vendeve të cilat janë në atë rrugë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjet në të dy shtetet, në lidhje me ballafaqimin me pandeminë kovid-19. Presidenti Pendarovski e informoi Presidenten Zurabishvili mbi masat që po i ndërmarrin pushtetet shtetërore në luftën kundër këtij virusi.

Të dy presidentët u dakorduan se kundër pandemisë, si problem global, duhet të ketë edhe përgjigje globale, nëpërmjet bashkëpunimit dhe solidaritetit të ndërmjetëm.

Presidenti Pendarovski e informoi Presidenten Zurabishvili për miratimin e dhënë për ambasadoren e re të Gjeorgjisë në Maqedoninë e Veriut, rezidente në Sofje, me shpresë për hapjen e mundësive të reja për zhvillim të marrëdhënieve bilaterale. Në atë drejtim të dy presidentët biseduan për përforcimin e dialogut në nivelin më të lartë, kurse Presidenti Pendarovski e falënderoi për ftesën e dhënë për vizitë në Gjeorgji.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....