Moduli i pestë i Shkollës për politika në Qendrën Presidenciale për edukim politik

8 Tetor 2022 | Kumtesat

Këtë fundjavë në Strugë u mbajt moduli i pestë i Shkollës për politika 2022 në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik i cili realizohet në bashkëpunim me Zyrën rajonale për bashkëpunim rinor (RYCO).

Në hapjen zyrtaren të modulit të pestë foli Vlladimir Gjorgjeski, udhëheqës i Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor (RYCO), kurse më pas vijoi diskutimi në panel me temë “Proceset e transformimit të konflikteve në Ballkanin Perëndimor. Pajtimi nëpërmjet iniciativës së Procesit të Berlinit dhe ndikimi i tij mbi të rinjtë në rajon”, të cilin e udhëhoqi Albert Hani, sekretari i përgjithshëm i RYCO-s.

Mbi temën “Pse është i rëndësishëm pajtimi dhe si të përfshihen të gjithë faktorët relevantë në krijimin e mundësive për të rinjtë – Fokus i establishmentit të RYCO-s” foli Krenare Gaçi Krasniqi, udhëheqëse e zyrës rajonale të RYCO-s në Kosovë, kurse mbi temën “Përfaqësimi i të rinjve dhe pjesëmarrja e rëndësishme rinore” foli Marija Bullat, udhëheqëse e zyrës lokale të RYCO-s në Serbi.

Mbi temën “Shembuj të mirë të pjesëmarrjes së rëndësishme rinore” përvojat e tyre i treguan Aleksandra Jakovçeska, përfaqësuese e Superschools, projekti i miratuar nëpërmjet RYCO-s, Dragan Atanasov, përfaqësues i projektit të miratuar nëpërmjet RYCO-s, Gabriella Leskova , pjesëmarrëse në programin ROUTEWB6 dhe Marjan Icoski nga OJQ ARNO, menaxhere e projektit “RISE” i miratuar nëpërmjet RYCO-s.

Në suazat e modulit të pestë të shkollës u mbajt edhe diskutimi në panel me temë “E ardhmja e pjesëmarrjes rinore dhe bashkëpunimi i Ballkanit Perëndimor” ku morën pjesë Albert Hani, sekretari i përgjithshëm i RYCO-s, Marijana Angellova sekretare e përgjithshme e Unionit rinor nacional të Maqedonisë dhe Anelija Mitrova, koordinatori operativ në Lidhjen rinore nga Krusheva.

Në ditën e fundit të modulit të pestë të shkollës foli Dragan Atanasov nga Shkupi për punën rinore në temë “Zhvillim i formave të reja inovative të pjesëmarrjes rinore”, kurse u mbajt edhe diskutimi me ekspertët dhe të ftuarit për bashkëpunim rajonal dhe pjesëmarrje rinore.

Shkolla për politika është organizuar në bashkëpunim me zyrat e fondacioneve dhe shoqatave në vend “Fridrih Ebert”, Instituti republikan Ndërkombëtar (IRI), Fondacioni “Konrad Adenauer”, Instituti demokratik nacional për punë ndërkombëtare (NDI), Fondacioni për demokraci Uestminster, Fondacioni “MK2025” dhe Zyra rajonale për bashkëpunim rinor “RYCO”.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....