Moduli i pestë i Shkollës për politika për vitin 2023 i Qendrës Presidenciale për Edukim politik

29 Tetor 2023 | Kumtesat

Shkolla për politikat për vitin 2023 ka përfunduar këtë fundjavë në Ohër me mbajtjen e Modulit të pestë, me titull, “Ndërtimi i rezistencës shoqërore ndaj ndikimeve të dezinformacioneve”.

Moduli i pestë filloi me ligjëratat e Vladimir Petreskit nga Fondacioni Metamorfozis dhe kryeredaktor i Matësit së të vërtetës me temat “Fenomeni bashkëkohor i dezinformacioneve – si dhe pse dezinformacioni hyri në diskursin publik global në derë të madhe” dhe “Propaganda e ndikimit të huaj malinj dhe roli i saj në shpërhapjen e dezinfordezinformacionevematave”, kurse në hapje fjelime mbajti prof. dr. Aleksandar Lj. Spasov dhe Filip Stojanovski, drejtor për partneritet dhe zhvillim të resurseve në Fondacionin Metamorfozis.

Elida Zulbeari nga Fondacioni Metamorfosis dhe kryeredaktore e Portalb.mk foli mbi temën “Metodologjia e verifikimit të fakteve – procedurat dhe hapat e procesit analitik”, ndërsa ligjëratë me temën “Ballafaqimi me dezinformacionet – mënyra kreative për t’u ballafaquar me dezinformacionet” mbajti Vlladimir Petreski.

Mile Boshnjakovski, sekretari i përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti ligjëratë me temën “Menaxhimi i krizës në komunikimin politik”, ndërsa ligjëratë me temën “Fjalimi politik: Struktura, përmbajtja dhe performanca” mbajti prof. dr. Aleksandar Lj. Spasov, kryetar i Këshillit programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik dhe këshilltar i Presidentit për politikë të jashtme, politikë të brendshme dhe çështje kushtetuese.

Despina Kovachevska, Filip Stojanovski dhe Vladimir Petreski nga Fondacioni Metamorfozis folën mbi temat “Temat më të shpeshta të dezinformacionit në diskursin publik maqedonas”, “Perspektiva gjeopolitike e rrjedhave të dezinformacioneve në Ballkanin Perëndimor” dhe “Faktifikimi i Fejsbukut – si ballafaqohet rrjeti social më i madh në botë me dezinformacionet”.

Moduli i pestë i Shkollës për Politika për vitin 2023 përfundoi me ligjëratat me temën “Gjuha e urrejtjes – përkufizimi dhe historia; Gjuha e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut, çfarë thotë legjislacioni” nga Goran Rizaov dhe Despina Kovachevska, me temën “Parandalimi i sulmeve të dezinformacionit për organizata dhe individë”, mbajtur nga Vlladimir Petreski dhe “Ndërtimi i rezistencës sociale ndaj efekteve të dëmshme të dezinformacionit nëpërmjet zhvillimit të politikat publike; shkrim-leximi mediatik – si ballafaqohet programi mediatik i Fondacionit Metamorfozis me dezinformacionet”, nga Filip Stojanovski, Goran Rizaov dhe Vlladimir Petreski nga Fondacioni Metamorfozis.

Shkolla për politika po mbahet për të tretin vit radhazi, në bashkëpunim me fondacione dhe organizata partnere që janë pjesë e Këshillit Programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik: Fondacioni “Fridrih Ebert” për Maqedoninë e Veriut, Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), Fondacioni “MK 2025”, Fondacioni “Konrad Adenauer”, Fondacioni Uestminster për Demokraci në Maqedoninë e Veriut dhe Instituti Nacional Demokratik (NDI).

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit