Letër e Presidentit Pendarovski dërguar Patriarkut Ekumenik Bartolomej

18 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi letër Shkëlqesisë së Tij Bartolomeut, Kryepeshkopit të Stambollit – Romës së Re dhe Patriarkut Ekumenik, me rastin e njohjes së kanunitetit të Kishës sonë nga Patriarkana Ekumenike.

Në këtë letër Presidenti Pendarovski vlerëson se pranimi i Kishë sonë në unitetin kanunik dhe në bashkësinë eukaristike është korrigjuar padrejtësia historike ndaj Kishës dhe besimtarëve të saj.
Presidenti Pendarovski shprehu shpresën dhe pritjen për zgjidhjen sa më të shpejtë përfundimtare të statusit administrativ të Kishës sonë nëpërmjet dhënies së thomosit për autoqefalinë nga Patriarkana Ekumenike, duke theksuar se përfundimi i tërësishëm i autoqefalisë së Kishës sonë është interes i lartë nacional, sepse hap mundësi për zhvillim të ri dhe të pangarkuar shpirtëror të Kryepeshkopatës së Ohrit dhe përparim dhe pajtim në shoqërinë maqedonase.

Në vijim është teksti integral i letrës së Presidentit dërguar Patriarkut Ekumenik Bartolomej.

Shenjtëria Juaj,

E mora me kënaqësi të madhe lajmin për vendimin historik të 9 majit 2022 të Sinodit të Shenjtë dhe të Lartë të Patriarkanës Ekumenike. Duke e pranuar Kishën tonë në unitetin kanunik dhe në bashkësinë eukaristike Ju e korrigjuat padrejtësinë historike ndaj Kishës dhe besimtarëve të saj dhe i shëruat plagët e thella të shkaktuara nga izolimi dekador. Është shumë e rëndësishme që Kishës sonë ia njohët vazhdimësinë e saj historike me Kryepeshkopatën e lashtë të Ohrit e cila nëpër shekuj ka qenë strehë dhe burim i fuqisë shpirtërore dhe shpresë për besimtarët ortodoksë.
Shenjtëria Juaj gëzon respekt dhe reputacion te shumica e qytetarëve maqedonas, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare, politike dhe moshës. Me këtë hap të drejtë dhe të mençur ju e arsyetuat shpresën e bashkëqytetarëve të mi të fesë ortodokse të krishterë se pikërisht Patriarkana Ekumenike mund ta ndihmojë Kishën tonë që përfundimisht ta zërë vendin e vet të vërtetë në botën ortodokse dhe kështu t’i fshijë të gjitha ndarjet e krijuara artificiale dhe ta hapë hapësirën për ndërtim të unitetit shpirtëror të besimtarëve ortodoksë.

Në këtë periudhë vendimtare, vendimet në kohë të Patriarkanës Ekumenike mund të ndikojnë në mënyrë vendimtare në identitetin shpirtëror të brezave të tashëm dhe të ardhshëm, kurse nëpërmjet kësaj edhe mbi ambientin shpirtëror dhe shoqëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si rrjedhim, është vërtet e rëndësishme nëse uniteti ynë me botën ortodokse do të bazohet në realitetin e gjallë të kishës sonë, apo në zgjidhje anakronike të imponuara nga jashtë, të cilat janë kundër vullnetit të shumë besimtarëve.

Duke pasur parasysh të drejtën historike dhe kanunike të Patriarkanës Ekumenike, së bashku me bashkëqytetarët e mi të fesë ortodokse shpresoj sinqerisht dhe pres zgjidhjen sa më të shpejtë përfundimtare të statusit administrativ të Kishës sonë nëpërmjet dhënies së thomosit për autoqefalinë nga Patriarkana Ekumenike. Përfundimi i tërësishëm i autoqefalisë së Kishës sonë është interes i lartë nacional për ne, sepse hap mundësi për zhvillim të ri dhe të pangarkuar shpirtëror të Kryepeshkopatës së Ohrit dhe përparim dhe pajtim në shoqërinë maqedonase.
Në fund, Shkëlqesia Juaj, e shfrytëzoj këtë rast Juve dhe Sinodit të Shenjtë dhe të Lartë të Patriarkanës Ekumenike t’ju shpreh respektin tim më të lartë.

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...