Presidenti Pendarovski i dërgoi letër me mbështetje Presidentit ukrainas Zelenski

18 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi letër Presidentit të Ukrainës, Vlladimir Zelenski, ku shpreh mbështetje për popullin ukrainas dhe e përgëzon Presidentin Zelenski për kandidaturën e dorëzuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Tre muajt e kaluar qytetarët e Ukrainës në mënyrë heroike po e mbrojnë vendin e vet, kurse kështu edhe të gjithë kontinentin evropian dhe vlerat universale të demokracisë në të cilat besojnë shtetet dhe popujt paqedashës të cilëve u përkasim.

Në këtë kuptim, ukrainasit me vepra konkrete dëshmuan se i përkasin familjes evropiane dhe janë të përgatitur t’i bëjnë hapat e parë në drejtim të fillimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Unë si mbështetës shumëvjeçar i idesë së Evropës së bashkuar, jam plotësisht i bindur se sot, kur lufta u kthye përsëri në tokën evropiane, Bashkimi duhet të marrë vendime të rëndësishme politike, kështu që procesi i zgjerimit nuk do të ndalet në Ballkanin Perëndimor, por do të vazhdojë me të gjitha shtetet paqedashëse evropiane të cilat i shkëmbejnë vlerat e demokracisë”, thuhet në letrën e Presidentit Pendarovski dërguar Presidentit Ukrainas Zelenski.

Në vijim është teksti i letrës:

Shkëlqesia Juaj,

Duke Ju përshëndetur përzemërsisht, më lejoni t’Ju shpreh respektin tim të veçantë për shtetin Tuaj dhe për Ju personalisht, si dhe t’Ju shpreh mbështetjen e gjithanshme në këtë situatë tragjike në të cilën gjendet Ukraina dhe populli ukrainas pas agresionit ushtarak rus.

Tre muajt e kaluar qytetarët e Ukrainës në mënyrë heroike po e mbrojnë vendin e vet, kurse kështu edhe të gjithë kontinentin evropian dhe vlerat universale të demokracisë në të cilat besojnë shtetet dhe popujt paqedashës të cilëve u përkasim.

Në këtë kuptim, ukrainasit me vepra konkrete dëshmuan se i përkasin familjes evropiane dhe janë të përgatitur t’i bëjnë hapat e parë në drejtim të fillimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Unë si mbështetës shumëvjeçar i idesë së Evropës së bashkuar, jam plotësisht i bindur se sot, kur lufta u kthye përsëri në tokën evropiane, Bashkimi duhet të marrë vendime të rëndësishme politike, kështu që procesi i zgjerimit nuk do të ndalet në Ballkanin Perëndimor, por do të vazhdojë me të gjitha shtetet paqedashëse evropiane të cilat i shkëmbejnë vlerat e demokracisë.

I dashur Vlladimir,

Duke u nisur nga konstatimi im, do të dëshiroja t’Ju përgëzoj për pyetësorin e plotësuar me sukses për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të nënvizoj se Republika e Maqedonisë së Veriut si vend kandidat e mbështet rrugën evropiane të Ukrainës mike dhe marrjen e statusit kandidat gjatë Këshillit të Bashkimit Evropian në qershor të këtij viti.

Besoj se rezultati i tillë do të jetë i drejtë dhe logjik, dhe do të jetë mbështetje për përpjekjet e Ukrainës në rrugën eurointegruese, si dhe stimul shtesë për zbatimin e reformave të mëtejshme thelbësore të brendshme për afrimin tuaj praktik me Bashkimin.

Përndryshe, aspiratat evropiane neve nuk na nevojiten si trofe politik, por si instrument dhe proces gjatë të cilit do të ndryshojmë dhe do të reformohemi që t’i arrijmë standardet e domosdoshme sipas të cilave njihen demokratët evropianë. Në këtë kontekst presim vërtetim se edhe miqtë tanë evropianë do ta njohin dhe vlerësojnë këtë gjë.

Zoti President, me shpresë për çlirim sa më të shpejtë të tërësishëm të vendit tuaj nga okupatori, më lejoni, edhe njëherë t’ju shpreh respektin tim më të lartë dhe t’Ju dëshiroj shëndet të mirë dhe sukses në kryerjen e funksionit Tuaj të përgjegjshëm në këto kohë të vështira.

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit