Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në debatin në panel “Ndryshimet shoqërore pas Ukrainës” në Fakultetin filozofik në Shkup

14 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në debatin në panel “Ndryshimet shoqërore pas Ukrainës” që u mbajt në Fakultetin filozofik, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti realizimin e këtij debati dhe foli mbi shumë aspekte të invazionit rus mbi Ukrainën dhe mbi pasojat për shoqërinë maqedonase, rajonin tonë dhe hapësirën euroatlantike.

Presidenti foli edhe për kërcënimet dhe sfidat e sigurisë në territorin e vendeve anëtare të Aleancës së NATO-s, për implikimet nga lufta në Ukrainë mbi sigurinë dhe mbrojtjen, ndikimet mbi ndryshimet sociale-demografike dhe sigurinë ekonomike, si dhe pasojat mbi psikologjinë e komunikimit, sidomos te mediat digjitale dhe rrjetet sociale.

Në sesionin hyrës së debatit “Ndryshimet shoqërore pas Ukrainës” që është edhe diskutimi i parë panel në serinë e debateve “Pikëpamje akademike”, përveç Presidentit Pendarovski morën pjesë edhe ambasadorja ukrainase Natalija Zadorozhnjuk dhe dekani i Fakultetit filozofik, Ratko Duev, kurse evenimentin e moderoi profesori Marjan Gjurovski.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...