Presidenti Stevo Pendarovski sot, në margjinat e Samitit Botëror të Liderëve të Konferencës për ndryshimet klimatike së Kombeve të Bashkuara (COP26) që mbahet në Glasgou, pati takime të shkurtra me Presidentin amerikan Xho Bajden, Presidenten sllovake Zuzana Çaputova, kancelaren gjermane Angela Merker, kryeministrin indian Narenda Modi, kryeministrin izraelit Naftali Benet, ministren britanike për Evropën dhe Amerikën, Uendi Morton, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe me ish-kryeministren britanike Tereza Mej.
Presidenti Pendarovski sot mori pjesë edhe në evenimentin me të cilin u shënua fillimi i përpjekjes globale për metan, si iniciativë e Presidentit të SHBA-së, Xhozef Bajden dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lejen, si dhe në evenimentin e liderëve “Aksion dhe solidaritet – dekadë kritike” me organizim nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson.