Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në Forumin Diplomatik të Antalias

18 Qershor 2021 | Kumtesat

 

Në suazat e pjesëmarrjes së Presidentit Stevo Pendarovski në Forumin diplomatik të Antalias i cili  u mbajt në temën: “Diplomacia inovative: epokë e re, qasje të reja”, sot ai mbajti fjalim në panelin e liderëve me temë: “Si mund ta përforcojmë solidaritetin rajonal në aspektin e mësimeve të nxjerra?”

Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet foli mbi gjendjen e shkaktuar nga kovid-19 në vendet e Ballkanit Perëndimor duke theksuar se të gjithë ishim dëshmitarë se si do të dukej realiteti ynë nëse çdo vend mbeste vetëm dhe nëse të gjithë mekanizmat për bashkëpunim, të zhvilluara në të kaluarën, anashkalohen pjesërisht ose tërësisht.

Midis të tjerash, Presidenti theksoi se pandemi edhe përkrah efektit shkatërrues mbi mënyrën e jetës, dëshmoi edhe se bashkëpunimi më i madh dhe solidariteti më i madh nënkupton ballafaqim më të lehtë me problemet dhe vështirësitë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...