Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut Verior në Samitin në Madrid

29 Qershor 2022 | Kumtesat

Në fjalimin e vet Presidenti Pendarovski tha se me qëllim të ballafaqimit me kërcënimet asimetrike dhe sfidat, nevojitet përforcim dhe adaptim i kapaciteteve mbrojtëse të NATO-s dhe në atë drejtim Maqedonia e Veriut jep mbështetje për Konceptin e ri strategjik të NATO-s, dokument i cili duhet t’i japë drejtimet për detyrat e ardhshme të Aleancës. Ai shtoi se nevojitet të dërgojmë mesazh të fuqishëm për bashkësinë tonë si aleatë në këto kohë jostabile dhe të përforcimit të autoritarizmit.

Presidenti Pendarovski e përsëriti mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në suazat e kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe tha se Maqedonia e Veriut jep mbështetje të tërësishme për Pakon gjithëpërfshirëse të NATO-s për mbështetje të Ukrainës. Në këtë drejtim, ai theksoi se shprehim solidaritet me aleatët tanë të degës lindore dhe se vendi do të vazhdojë me aktivitetet në suazat e degës juglindore të Aleancës. Presidenti tha se Ballkani Perëndimor është rajon me rëndësi strategjike, e ardhmja e të cilit është në NATO dhe BE dhe NATO-ja duhet të vazhdojë me përforcimin e partneriteteve nëpërmjet mbështetjes së kapaciteteve të tyre dhe rezistencës ndaj aktorëve malinjë.

Në fjalimin e vet, Presidenti theksoi se NATO-ja mbetet forumi i vetëm, thelbësor dhe i domosdoshëm transatlantik për konsultime, koordinime dhe aksion mbi të gjitha çështjet të cilat lidhen me sigurinë tonë individuale dhe kolektive, duke referuar se na nevojiten më shumë resurse për ruajtur ambiciet për NATO 2030, kurse me qëllim që NATO-ja të përshtatet me detyrat të cilat do t’i ketë në të ardhmen.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....