Pjesëmarrje e bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska në Pavijonin për gra EKSPO 2020 në Dubai

26 Tetor 2021 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska po qëndron në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe me rastin e pjesëmarrjes në Pavijonin për gra EKSPO 2020 Dubai në suazat e të cilit sot do të mbajë fjalim në panelin e diskutimit “Viza dhe udhëtime”.

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska sot do të marrë pjesë në panelin e diskutimit “Viza dhe udhëtime” në suazat e Pavijonit për gra EKSPO 2020 Dubai. Fjalimin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

https://virtualexpodubai.com/listen-watch/events/vision-and-journey-prof-dr-elizabeta-georgievska-first-lady-of-north

Bashkëshortja e Presidentit, u takua me Ohud Kalfan Al Rumi, ministrin shtetëror për zhvillim qeveritar dhe inovacione të Emirateve të Bashkuara Arabe, kurse në shoqërim të Huda al Hashimi, drejtor i përgjithshëm mbi strategjitë dhe inovacionet në Zyrën e Kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shamsa Saleh, sekretar i përgjithshëm i Këshillit për barazi gjinore të Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe i vizitoi Kullat Emirate. Gjorgievska në Dubai i vizitoi muzetë Etihad dhe Al Shindaga.

Në margjinat e Pavijonit të grave EKSPO 2020, Gjorgievska në Dubai do të realizojë takim edhe me Omar Sulltan Al Ollama, ministër shtetëror për inteligjencë artificiale, si dhe me Riim Al Hashimi, ministre për bashkëpunim ndërkombëtar e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe drejtor kryesor i Pavijonit të grave EKSPO 2020 Dubai.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...