Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në forumin virtual për Evropën Juglindore të organizuar nga Qendra Marshall, Qendra evropiane për studime të sigurisë me temë: “Evropa Juglindore dhe fillimi i dekadës së re”.
Në këtë forum morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Sllovenia.