Pjesëmarrje e Presidentit Pendarovski në uebinar “Problemet gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor mes krizës së koronës; Perspektiva euroatlantike”

27 Gusht 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në uebinar me temë “Problemet gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor mes krizës së koronës; Perspektiva euroatlantike” organizuar nga Asociacioni allumni Qendra Marshall i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në partneritet me Qendrën Marshall nga Garmishi dhe Sektori i Diplomacisë Publike i NATO-s.

Presidenti Pendarovski tha se pandemia e Kovid-19 e ndryshoi tërësisht të gjithë botën dhe shkaktoi një efekt enorm negativ. Foli edhe për presionin mbi sistemin tonë shëndetësor, për të cilin tha se ishte, gjithashtu, enorm, por për fat ne nuk i cekëm kufijtë e sipërm të kapaciteteve të tij dhe arritëm ta anashkalojmë kolapsin e sistemit nacional.

Presidenti foli edhe mbi informacionet dhe fushatat hibride për kovid-19 dhe shfrytëzimin dhe keqpërdorimin e tyre. Në “oqeanin e lajmeve të këqija” kujtoi Presidenti Pendarovski, lajm i mirë ishte që u bëmë anëtarë të NATO-s në mars, që pa dyshim është edhe hapi kryesor strategjik përpara të cilin e ka bërë Maqedonia e Veriut gjatë gjithë historisë së saj postkomuniste.

“Kjo na mundëson t’i shfrytëzojmë mekanizmat për koordinim të NATO-s dhe lidhjet zyrtare bilaterale me shtetet e tjera anëtare, me qëllim që të përgatitemi më mirë për fushatën e dezinformacioneve e cila u përforcua kur hymë në periudhën parazgjedhore”, theksoi Presidenti.

Duke folur mbi krizat me të cilat po ballafaqohet rajoni, si dhe BE-ja, në kushte të krizës korona rekomandoi se rajoni ka nevojë të ketë perspektivë evropiane. Presidenti Pendarovski shprehu pritjen se këtë vjeshtë do të arrihet përparim në procesin e aderimit në BE. Sipas paralajmërimeve, këto ditë, duhet të kemi Qeverinë e re nga e cila, shtoi Presidenti, pres zbatim të tërësishëm të agjendës së BE-së në fushat kryesore.

“Parakushti themelor i suksesit është të mblidhen personat më të aftë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre politike dhe etnik. Pres të shoh njerëz me kapacitete të fuqishme proevropiane dhe demokratike, me procesverbale të pastra të antikorrupsionit”, rekomandoi Presidenti Pendarovski.

Ai vlerësoi se mungesa e perspektivës së BE-së i nxit agjendat alternative politike dhe se gjatë kohës së pandemisë pamë shumë shembuj të tillë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....