Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Republikës së Polonisë, Kzhishtof Gzhellnik

19 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Republikës së Polonisë, Kzhishtof Gzhellnik.

Duke i uruar mirëseardhjen në shtetin tonë ambasadorit Gzhellçik, Presidenti Pendarovski e riafirmoi kënaqësinë për marrëdhëniet e larta bilaterale të zhvilluara midis dy shteteve mike, të cilat i karakterizon miqësia tradicionale dhe e sinqertë, dialogu intensiv politik dhe bashkëpunimi i përkryer tregtar dhe ekonomik, duke shkëmbyer vlera të përbashkëta evropiane të mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë.

“Më lejoni, në këtë rast të bukur, të shpreh falënderim enorm për mbështetjen pa rezerva, të fuqishme që Republika e Polonisë ia jep procesit tonë të eurointegrimit, të cilën qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut e vlerësojnë shumë. Nuk kemi dyshime se miqtë tanë polakë do të vazhdojnë ta ndihmojnë pa rezerva Republikën e Maqedonisë së Veriut që të bëhet pjesë e familjes evropiane, kur sot, nën dritën e luftës agresive të regjimit të Kremlit kundër Ukrainës, kur bëhet fjalë jo vetëm për prosperitetin ekonomik, por edhe stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë kontinentit evropian”, tha Presidenti Pendarovski, duke nënvizuar se shteti ynë u jep rëndësi të madhe edhe marrëdhënieve të fuqishme partnere të cilat i kultivojmë në suazat e aleancës së NATO-s.

Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se para dy vendeve ekziston periudhë e suksesshme, me mundësi të shprehura për përforcim të bashkëpunimit si në plan bilateral, ashtu edhe në plan ndërkombëtar.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori Gzhellnik vlerësoi se popujt tanë, edhe pse janë gjeografikisht larg, shumë vjet lidhen me një miqësi të veçantë.
“Para më shumë se tri dekada Maqedonia e Veriut vendosi të shkojë në rrugën e pavarësisë dhe demokracisë. Edhe përveç ngjarjeve turbulente rajonale dhe ndërkombëtare nëpër këto kohë, vendi juaj arriti ta mbajë këtë kurs deri më sot, duke ndërtuar me sukses një shoqëri multikulturore, duke i zgjidhur kontekstet dhe mosmarrëveshjet me fqinjët dhe duke kontribuuar për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor”, tha ambasadori Gzhellçik.

“Në lidhje me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, dëshiroj t’ju bind për mbështetjen e tërësishme dhe solidaritetin jo vetëm të pushteteve polake por edhe nga shoqëria”, tha ambasadori Gzhellçik duke e theksuar mbështetjen e lartë të polakëve dhe qëndrimin pozitiv për zgjerimin e BE-së me vende nga Ballkani Perëndimor.

Presidenti Pendarovski i dëshiroi ambasadorit Gzhellçik ushtrim të suksesshëm të funksionit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....