Filloi vizita zyrtare e Presidentit të Republikës së Polonisë, Andzhej Duda

19 Nëntor 2021 | Kumtesat

Në ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të dy presidentët mbajtën takim tet-a-tet, kurse më pas ishte takimi plenar i të dy delegacioneve.

Në fokusin e bisedimeve janë marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Polonisë, integrimi i vendit në Bashkimin Evropian, si edhe gjendjet në rajonin më të gjerë dhe në Evropë.

Pas përfundimit të takimit plenar të delegacioneve, është paraparë të dy presidentët të mbajnë pres-konferencë të përbashkët.

Gjatë vizitës zyrtare, Presidenti Duma shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Agata Kornhauzer-Duda.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...