Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjet aktuale në Evropë, ku Presidenti Pendarovski e njohu kryeministrin kroat me ngjarjet në lidhje me eurointegrimet maqedonase dhe shprehu kënaqësinë nga vijimi i deritanishëm i procesit të skriningut. Në këtë drejtim Presidenti e theksoi se bashkëpunimi i përkryer i institucioneve maqedonase dhe kroate kontribuon theksueshëm për përdorimin e përvojës kroate në procesin e përgatitjes për negociatat aderuese.
Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e përgjithshme të Kroacisë për aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE.