Filloi takimi i liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni

11 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Shkup është organizator i takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, së bashku me presidentët e Republikës së Kroacisë dhe të Republikës së Sllovenisë, Zoran Millanoviq dhe Natasha Pirc Musar.

Në fokusin e bisedave të sotshme janë eurointegrimet e shteteve nga Ballkani Perëndimor, politikat rinore dhe ndryshimet klimatike. Në atë kontekst, liderët diskutuan mbi rrjedhën e eurointegrimeve si parakusht për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, mbi mundësitë për bashkëpunim të përforcuar dhe zhvillim ekonomik me qëllim të parandalimit të shpërnguljes së të rinjve, si dhe mbi mundësitë për lehtësimin e pasojave nga ndryshimet klimatike, si sfidë globale nëpërmjet solidaritetit shoqëror, politik dhe rajonal.

Qëllimi i këtij forumi të shefave të shteteve në rajon është përforcimi i besimit midis vendeve nëpërmjet zgjidhjes së çështjeve të hapura dhe përparimit të bashkëpunimit, si dhe intensifikimi i dialogut me Bashkimin Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit