Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e iniciativës “Më mirë për Tetovën”

5 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e iniciativës “Më mirë për Tetovën”.

Në këtë takim përfaqësuesit e kësaj iniciative para Presidentit Pendarovski i përfaqësuan aktivitetet e veta aktuale.

Përfaqësuesit e iniciativës i theksuan kërkesat e tyre për zgjidhje më të shpejtë institucionale të rasteve me fatkeqësinë e autobusit në Llaskarcë në vitin 2019, rastin me zjarrin në spitalin modular në Tetovë dhe fatkeqësinë e autobusit në Bullgari në vitin 2021 dhe ngjarjet e fundit në Klinikën universitare të radiologjisë dhe onkologjisë.

Në takim Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e respektimit të parimit të sundimit të të drejtës me qëllim që të ndërtohet një shtet juridik funksional. Presidenti Pendarovski u bëri thirrje institucioneve kompetente për zbardhje të tërësishme, të shpejtë dhe efikase të të gjitha rasteve dhe dënim të drejtë dhe pa përzgjedhje për ata që janë përgjegjës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit