Presidenti Pendarovski dhe delegacione nga Kabineti vendosën lule me rastin e 11 Tetorit Ditës së Kryengritjes Popullore

11 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, sot vendosi lule të freskëta pranë përmendores “Çlirimtarët e Shkupit”, në sheshin para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Delegacione nga Kabineti i Presidentit morën pjesë në festimin e Ditës së Kryengritjes Popullore edhe në Kumanovë dhe në Prilep, si dhe vendosën lule të freskëta pranë përmendores “Kosturnica” në Kumanovë, përmendores së Metodija Andonov Çento, përmendores së Kuzman Josifovski – Pitu dhe në Tumën e të pamposhturve në Prilep.

Ceremonitë me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore u mbajtën nën moton “Gjithmonë në anën e vërtetë”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....