Mesazhi i Presidentit Pendarovski në Takimin rajonal të trupave rregullatorë për mediat

10 Nëntor 2022 | Fjalimet, Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi mesazh në hapjen e Takimit rajonal të trupave rregullatorë për mediat të Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, që po mbahet sot në Shkup, organizuar nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale.

Në vijim është teksti i integruar i mesazhit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar organizatorë dhe pjesëmarrës,  

Ju falënderoj për mundësinë e dhënë që t’ju përshëndes në Takimin rajonal të trupave rregullatorë për mediat i cili, e shënon njëkohësisht edhe formimin e rregullatorit maqedonas për mediat, një nga më të vjetrit në Ballkan.

Mediat e lira dhe të pavarura janë shtylla e demokracisë dhe parakusht i zhvillimit inkluziv të shoqërisë, me ndikim të madh mbi qytetarët dhe me përgjegjësi edhe më të madhe ndaj opinionit.

Përdorimi i madh i internetit dhe mediave digjitale, kontribuojnë në ndryshimin e shprehive audiovizuale të njerëzve. Shpërhapja e shpejtë e informacioneve dhe dezinformacioneve nëpërmjet platformave në internet, nxit trende krejtësisht të reja në informim dhe te mediat tradicionale, që, për fat të keq, kontribuojnë që senzacionalizmi dhe sipërfaqësia, të kenë shpesh përparësi mbi gazetarinë hulumtuese dhe shpërhapjen e informacione të sakta dhe relevante.

Në atë drejtim, po zmadhohet gjithnjë edhe më shumë nevoja për trupa rregullatorë të pavarur dhe përgjegjës të cilët kanë rol të rëndësishëm në promovimin dhe ruajtjen e lirisë së shprehjes, respektimin e dallimit dhe mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara në informimin mediatik, përparimin e pluralizmit mediatik dhe të standardeve profesionale gazetareske, mandej, në mbrojtjen e opinionit të mitur, dhe në fund, nënkuptohet, por jo dhe më pak e rëndësishmja, në përpjekjet për shkrim-lexim më të madh mediatik dhe në luftën kundër propagandës dhe informacioneve të gabuara dhe të të gjitha nënllojeve të tyre, nga dezinformacionet deri te misinformacioner dhe malinformacioneve.

Me hapjen e negociatave tona për anëtarësim në BE, hapen edhe obligime dhe sfida të reja para Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale. Do të nevojitet harmonizim i legjislacionit nacional me legjislacionin evropian, duke përfshirë edhe ligjet nga fusha e mediave, më saktë, i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale me Direktivën e ndryshuar për shërbimet audiovizuale të BE-së dhe me aktet që lidhen me sferën mediatike.

Në disa raportet e fundit Komisioni Evropian e shënon përmirësimin e sferës mediatike dhe qasjen proaktive të rregullatorit të mediave në nxitjen e pluralizmit mediatik, përkushtimin e përparimit të standardeve profesionale gazetareske dhe promovimin e shkrim-leximit mediatik. Duke e pasur parasysh nevojën që trendet e tilla të vazhdojnë, duhet të punohet në intensifikimin e reformave mediatike, por dhe në sigurimin e pavarësisë dhe stabilitetit financiar të shërbimit të transmetimit publik dhe rregullatorit të mediave, që përfshin, midis të tjerave, edhe transferimin e mjeteve të caktuara buxhetore për zhvillimin e veprimtarisë transmetuese.

E gjithë kjo është e rëndësishme për përparimin në sferën mediatike dhe për arritjen e standardeve evropiane në lirinë e të shprehurit dhe informimit, që së bashku ndikojnë mbi zhvillim e përgjithshëm demokratik të shteteve.

Si rrjedhim, i përshëndes përpjekjet tuaja për thellimin e bashkëpunimit rajonal në shkëmbimin e përvojave me vende e rajonit, me vendet të cilat tashmë janë anëtare të BE-së dhe i kanë harmonizuar legjislacionet e veta nacionale, me vendet të cilat negociojnë për anëtarësim, si dhe me vendet të cilat kanë aspirata të tilla, kurse nuk i kanë filluar ende negociatat. Bashkëpunimi më i mirë midis nesh do të nënkuptojë edhe përforcim të perspektivës evropiane të rajonit, kurse kjo është bazë për zgjidhjen e përbashkët më efikase të problemeve me të cilat ballafaqohemi ne.

Të nderuar,

Ju dëshiroj diskutime konstruktive dhe bashkëpunim më të mirë rajonal në të ardhmen sepse kemi të njëjtin qëllim.

Ju faleminderit.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit