Mesazhi i Presidentit Stevo Pendarovski me rastin e Ditës evropiane të përkujtimit të holokaustit mbi romët

3 Gusht 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 2 Gushtit – Ditës evropiane të përkujtimit të holokaustit mbi romët e dërgoi këtë mesazh:

“Duke rikujtuar dhe duke shprehur respekt për miliona viktima të Luftës së Dytë Botërore, nuk duhet të harrojmë edhe mbi 4300 fëmijë, gra dhe burra rome, të vranë të llogoren naziste në Aushvic-Birkenau.

Në atë periudhë të tmerrshme të historisë në fuqi ishin ligjet të cilat e zhvlerësuan jetën e njeriut dhe dinjitetin e lindur të grupeve të ndryshme, midis të cilëve edhe të romëve. Ideologjia e atëhershme mundësonte eksploatim të mundit të tyre, eksperimente çnjerëzore mjekësore, sterilizim me dhunë dhe në fund, vrasje masive në llogoret e vdekjes.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vrarë mbi 500.000 romë nëpër Evropë dhe Ballkan.

Sot shqetëson fakti se ka ende padrejtësi historike mbi romët – mohimi i gjenocidit mbi ta, racizmi, anticiganizmi, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi intensiteti i të cilit po zmadhohet madje edhe në shoqëritë bashkëkohore demokratike. E gjithë kjo i shtyn romët në margjina dhe e kthen pas luftën për të drejtat dhe liritë e tyre njerëzore.

Populli rom është pjesë e pandashme e mozaikut shoqëror maqedonas i cili i ka të njëjtat synime dhe sakrifica në luftën për shoqëri të lirë. Kjo bashkekzistencë duhet të vazhdojë në shpirtin e solidariteti, humanizmit dhe respektit të ndërsjellë.

Të rikujtojmë faktet historike për krimin më të madh në historinë e njerëzimit nëpërmjet dëshmive personale të të mbijetuarve.

Por obligimi ynë dhe përgjegjësia jonë e përbashkët historike dhe qytetare është t’u kundërvihemi publikisht shfaqjeve të tilla, që tragjeditë e Luftës së Dytë Botërore të mos përsëriten kurrë!”

Me rastin e Ditës evropiane të përkujtimit të holokaustit mbi romët, në Kabinetin e Presidentit u mbajt ceremoni përkujtimore gjatë të cilës në oborr është mbjellë pemë dhe është vendosur pllakë me mbishkrim “Për nder dhe në kujtim të viktimave rome gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Në këtë evenimenti përkujtimor u lexuan dëshmitë e përfaqësuesve të bashkësisë rome të mbijetuar nga Lufta e Dytë Botërore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit