Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e Ditës së sëmundjeve të Rralla – 28 Shkurtin, e dërgoi këtë mesazh:
Pacientët me sëmundje të rralla meritojnë kujdes të tërësishëm shëndetësor, të mos lejojmë që e panjohura dhe paragjykimet të jenë pengesë për cilindo pacient. Të japim mbështetje dhe të dëshmojmë solidaritet dhe empati.
Jo vetëm më 28 shkurt kur e shënojmë Ditën e Sëmundjeve të Rralla, çdo ditë ta ngremë vetëdijen për luftën e të gjithëve që vuajnë nga sëmundjet e rralla.
Nëse ka shpresë se mund të shpëtohet apo përmirësohet jeta e dikujt me terapi apo shërbime të caktuara shëndetësore, atëherë të ndihmojmë dhe të mundësojmë zgjidhje sistematike, shërbime përkatëse shëndetësore dhe sociale për pacientët me sëmundje të rralla dhe për familjet e tyre.