Bisedë telefonike e Presidentit Pendarovski me patriarkun serb Porfirij

25 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski kishte bisedë telefonike me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, patriarkun z.z. Porfirij, me rastin e vendimit të marrë nga Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe për pranimin e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit.

Në këtë bisedë, Presidenti e falënderoi patriarkun për këtë vendim, duke e vlerësuar si mundësi për ndërtimin e relacioneve të reja midis kishës ortodokse serbe dhe maqedonase dhe tejkalimin e temave të hidhura të të kaluarës.

Në bisedë, Presidenti Pendarovski shprehu shpresën se i gjithë procesi i pranimit të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit do të përfundojë së shpejti me nënshkrimin e Tomosit nga Patriarku Ekumenik z.z. Bartolomej, që do të kontribuojë në plotësimin e një prej interesave tona nacionale dhe për përparim dhe pajtim në shoqërinë maqedonase.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...