Presidenti Pendarovski për vizitë në fabrikë e “Vitaminka Trejd” në Kosovë

16 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës e vizitoi fabrikën “Vitaminka Trejd”, e cila është në Graçanicë dhe përfaqëson investimin e parë maqedonas-kosovar.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti u takua me Rasim Mërlakun, konsullin e nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Repubikën e Kosovës dhe bashkëpronar dhe drejtor të “Vitaminka Trejd”

Mërlaku e njohu Presidentin Pendarovski me klimën e biznesit në Kosovë, volitshmëritë dhe mundësitë që i kanë në dispozicion investitorët e huaj.

Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për bashkëpunimin e përgjithshëm ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe tha se kontaktet e shpeshta dhe takimet e bashkësive të biznesit të të dy vendeve janë mundësi e përkryer për përparim të marrëdhënieve të deritanishme ekonomike.

Në periudhën janar-gusht 2021 Kosova është ranguar në vendin e 11 në listën e vendeve me të cilat Maqedonia e Veriut realizon vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar dhe në vendin e tretë për eksportin nga vendi ynë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit