Presidenti Pendarovski në vizitë zyrtare në Republikën Helene

3 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski më 05 dhe 06 tetor 2021, të martë dhe të mërkurë, do të qëndrojë në vizitë zyrtare dyditore në Republikën Helene.

Më 05 tetor 2021, të martë, Presidenti Pendarovski në Pallatin presidencial në Athinë, në ceremoni zyrtare me nderime shtetërore dhe ushtarake, do të pritet nga Presidentja e Republikës Helene, Katerina Sakelaropulu, kurse mandej do të mbahet takim tet-a-tet midis Presidentit Pendarovski dhe Presidentes Sakelaropulu dhe takim plenar midis delegacioneve të të dy shteteve.

Presidenti Pendarovski do të realizojë takim edhe me Kryeministrin e Republikës Helene, Kiriakos Micotakis, kurse do të takohet edhe me kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakojanis.

Në suazat e kësaj vizite, Presidenti Pendarovski do të vendosë kurorë pranë Përmendores së ushtarit të panjohur në sheshin para Parlamentit të Republikës Helene, do të vizitojë muzeun Benaki, ku është paraparë vizitë në arkivin e Konstantinos Doksiadis dhe do të realizojë takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Helene, Xhefri Pjat.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, e cila në suazat e programit të zonjës së parë, do ta vizitojë Galerinë nacionale në Athinë, e shoqëruar nga Lina Mendoni, ministrja e Kulturës dhe Sportit në Republikën Helene.

Vizita zyrtare e Presidentit Pendarovski në Republikën Helene është vizita e parë historike që do të realizohet në nivelin më të lartë midis dy shteteve.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....