Vizita zyrtare e Presidentit Pendarovski në Republikën e Polonisë

24 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Varshavë me nderimet shtetërore dhe ushtarake u prit nga Presidenti i Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, me të cilën filloi vizita zyrtare dyditore në Republikën e Polonisë.

Presidenti Pendarovski realizoi takim tet-a-tet me Presidentin Duda, ku janë afirmuar marrëdhëniet e sinqerta miqësore dhe dialogu i frytshëm politik midis dy shteteve. Tema të takimit ishin integrimet evropiane maqedonase, partneriteti në NATO, lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj, si dhe kriza ekonomike dhe energjetike.

Në suazat e vizitës zyrtare është parashikuar që Presidenti Duda ta dekorojë Presidentin Pendarovski me dekoratën më të lartë polake, Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë, kurse Presidenti Pendarovski do ta dekorojë Presidentin Duda me Urdhrin “8 Shtatori”.

Presidenti Pendarovski do të takohet edhe me kryeministrin e Republikës së Polonisë, Mateuzh Moravjecki, kurse së bashku me Presidentin Duda pasdite do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim me përfaqësuesit e odave polake dhe të biznesit dhe përfaqësuesit maqedonas të sektorit të biznesit.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit