Afati për dorëzim të aplikimit për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm” vazhdohet deri më 14 tetor 2022

27 Shtator 2022 | Kumtesat, Të rinj të suksesshëm

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vazhdoi afatin për dorëzim të aplikimit për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm”, për vitin 2021 deri më 14 tetor 2022.

Mirënjohja jepet në drejtim të vlerësimit të mundit dhe njohurive të të rinjve, si një nga politikat për zvogëlim të shpërnguljes së të rinjve nga vendi ynë, si dhe për krijim të perspektivave për të rinjtë dhe kuadrot e suksesshëm.

Mirënjohja është nxitje e mendimit shkencëtar-kërkimor dhe punës artistike të të rinjve, për rezultate të arritura gjatë vitit 2021, në tetë kategoritë në vijim:

  1. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat shoqërore;
  2. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat humaniste;
  3. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat matematikore-natyrore dhe teknike;
  4. Shkencëtari/shkencëtarja i ri/e re më i/e mirë në shkencat mjekësore;
  5. Inovuesi/inovuesja i ri/e re më i/e mirë;
  6. Talent i ri (për nxënësit dhe për nxënëset e shkollave të mesme);
  7. Mirënjohje për suksesin e veçantë të arritur dhe për afirmimin e inkluzionit (për të rinj me aftësi të kufizuara);
  8. Artisti/artistja i ri/e re më i/e mirë.

Thirrja publike i përfshin të gjithë personat të cilët deri në vitin 2021 kanë mbushur 35 vjet, kurse kanë arritur rezultate të rëndësishme në një kategori të caktuar, përveç kategorisë së gjashtë (talent i ri) për të cilën mund të paraqiten vetëm nxënës dhe nxënëse nga shkollat e mesme.

Thirrja publike në të cilin janë vendosur detajisht kushtet dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjeve gjendet në ueb-faqen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në:

gjuhën maqedonase: https://bit.ly/3UFwUqd
gjuhën shqipe: https://bit.ly/3RhfZYd
gjuhën angleze: https://bit.ly/3LLa38u

Duke i njohur parakushtet social-ekonomike të individëve si një faktor i rëndësishëm për qasjen dhe mundësitë për arsim dhe përparim profesional, me këtë thirrje i inkurajojmë, sidomos, të gjithë të rinjtë të cilët u përkasin kategorive të lëndueshme që të dorëzojnë aplikime për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...