Presidenti Pendarovski në vizitë në vendet e djegura në Rajonin e Prilepit

8 Gusht 2021 | Kumtesat

Presidenti dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, sot e vizitoi kazermën “Mirçe Acev” në Prilep si dhe vendet e djegura në afërsi të fshatit Toplica.

Përfaqësuesit e Armatës të vendosur në këtë kazermë, e informuan Presidentin Pendarovski mbi aktivitetet aktuale që cilat po i ndërmarrin për shuarjen e zjarreve në Rajonin e Prilepit.  Siç thanë, në kazermën e Prilepit bëhet koordinimi me përfaqësuesit e armatës nga disa komuna fqinje, duke e theksuar bashkëpunimin e përkryer të Armatës me institucionet e tjera.

“Një falënderim të madhe edhe njëherë për Ju dhe për familjet Tuaja. Askush nuk do t’Jua harrojë këtë përpjekje të jashtëzakonshme që po e jepni Ju. Shpresoj se zjarret nuk do të zgjasin edhe shumë kohë dhe do të mund të ktheheni dalëngadalë në shërbimin e rregullt ushtarak dhe në familjet Tuaja” u rekomandoi Presidenti Pendarovski përfaqësuesve të Armatës.

Gjatë vizitës në vendet e djegura në rrethinën e fshatit Toplica, Presidenti Pendarovski u informua mbi kapacitetet e e angazhuara ushtarake, si dhe mbi detyrat e Armatës gjatë lokalizimit të zjarreve në këtë rajon.

Në bisedë me përfaqësuesit e Armatës, Presidenti Pendarovski e theksoi profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre. Në këtë drejtim, siç theksoi Presidenti Pendarovski, do të vlerësohet si duhet angazhimi  vetëmohues i të gjithë përfaqësuesve të Armatës në ditët e kaluara.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....