Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në edicionin e 5-të të Forumit paqësor të Parisit

11 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot, më 11 nëntor 2022 është në vizitë pune në Republikën e Francës me rastin e pjesëmarrjes së tij në edicionin e 5-të të Forumit paqësor të Parisit.

Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në hapjen solemne të edicionit të 5-të të Forumit paqësor të Parisit, me titull “Dalja nga multikriza”, do të mbajë fjalim në panel në të cilin do të diskutohet mbi krizën gjeopolitike, kurse do të marrë pjesë edhe në panelin “Universalizëm i shkaktuar nga lufta në Ukrainë”, ku do të flasë Presidenti francez Emanuel Makron.

Në suazat e pjesëmarrjes në Forumin paqësor të Parisit, Presidenti Pendarovski është planifikuar të takohet me presidentët e Estonisë, Rumanisë, Konfederatës së Zvicrës dhe do të marrë pjesë në darkën e punës në suazat e Forumit nikoqir i të cilës është Presidenti francez Emanuel Makron.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit