Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrin e Mbrojtjes të RP të Kinës, gjeneralin Vei Fenghe

30 Mars 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e priti ministrin e Mbrojtjes së Republikës Popullore të Kinës, gjeneralin Vei Fehghe, i cili është në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.


Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy vendeve, të cilat karakterizohen nga miqësia, respekti dhe mirëkuptimi i ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila është anëtare e NATO-s dhe shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të bashkëpunojë me Republikën Popullore të Kinës në suazat e “Procesit të bashkëpunimit 17+1”.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për ndihmën e përgjithshme teknike të dhënë nga Republika Popullore e Kinës e cila u realizua nëpërmjet projekteve në fusha të ndryshme. Presidenti Pendarovski e falënderoi veçanërisht për ndihmën e dhënë në luftën kundër kovid-19, nëpërmjet dhënies së mjeteve financiare dhe pajisjeve mbrojtëse.

Presidenti Pendarovski i theksoi pritjet për finalizimin e shpejtë të furnizimit me vaksina nga kompania “Sinofarm”, që është me rëndësi të veçantë për realizimin pa ndërprerje të imunizimit masiv të popullatës kundër kovid-19.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....