Presidenti dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura, Pendarovski në vizitë në Poligonin e Armatës “Krivollak”

9 Korrik 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, sot i vizitoi përfaqësuesit e Armatës sonë në Poligonin e Armatës “Krivollak”. Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski bëri vizitë në njësinë e inxhinierisë e cila kryen punë inxhinierie në suazat e projektit në rregullimin e poligonit.

Komandantët përgjegjës e informuan Presidentin Pendarovski se duke filluar prej para dy muajsh batalioni i inxhinierisë së bashku me zyrën për bashkëpunim në mbrojtje të Ambasadës së SHBA-së, realizuan projekte për riparim të infrastrukturës ekzistuese rrugore, si dhe për shënimin dhe hapjen e shtigjeve për drejtime të reja rrugore.

Gjithashtu, përgjegjësit e poligonit e informuan Presidentin Pendarovski mbi aktivitetet aktuale dhe të ardhshme në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës së “Krivollakut” me sistem unazë dhe lidhje të brendshme me gjatësi prej 74 km, me përgatitje për vendosjen e hyrjeve në poligon nga veriu, perëndimi dhe nga lindja. Me infrastrukturën e re, siç theksuan përfaqësuesit e batalionit të inxhinierisë, do të zmadhohet mobiliteti në suazat e poligonit, si dhe kapaciteti për kryerjen e ushtrimeve, në nivelin e vendeve të tjera të zhvilluara.

Si vendi i 30 anëtar në NATO, Maqedonia e Veriut, siç tha Presidenti Pendarovski, ka se çfarë t’u ofrojë aleatëve të vet në Aleancë.

“Poligoni për ushtrime “Krivollak”, në të cilin në periudhën e kaluar u investua shumë, me qëllim që të modernizohet poligoni i armatës është një nga resurset tona të cilët mund t’ia ofrojmë NATO-s” shtoi Presidenti Pendarovski.

Gjatë vizitës në Poligonin e armatës “Krivollak” Presidenti Pendarovski u informua edhe për ushtrimin në vijim “Goditja e vendosur 21” si dhe mbi bashkëpunimin intensiv të armatës sonë me Zyrën për bashkëpunim në mbrojtje të Ambasadës së SHBA-së. Në suazat e këtij bashkëpunimi është edhe donacioni i materialeve për ndërtimin dhe riparimin e infrastrukturës rrugore në poligonin “Krivollak”. Ky, siç theksoi Presidenti Pendarovski, është fitim i drejtpërdrejtë nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe bashkëpunimi me SHBA-në si një nga partnerët tanë më të mëdhenj strategjikë.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....